Navigating in:»»»»Një histori dashurie me rock & roll

Një histori dashurie me rock & roll

L 550

  • Autor: Enriko Brici

  • ISBN-10(13): 978-9928-124-18-0

  • Përkthyes: Agim Doksani

  • Viti i botimit: 2011

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuhë: Albanian

  • Çmim: 550 lekë

“Një histori dashurie me rock & roll” është romani i parë i Enriko Bricit. Vetëm në Itali, libri është shitur në mbi 2,5 milionë kopje dhe është përkthyer në më shumë se 20 gjuhë të botës. Mbi këtë libër janë bazuar edhe dy filma italianë, njëri, serial i prodhuar nga RAI dhe tjetri, një film i regjisores Enca Negroni, ku Aleksi, personazhi kryesor i librit, interpretohet nga Stefano Akorsi (Stefano Accorsi), një nga aktorët italianë bashkëkohorë më të pëlqyer nga të rinjtë.
Romani pati një sukses të madh në Itali, sepse gjuha dhe stili i shpenguar i tij goditi zemrën e mijëra adoleshentëve, të cilët ndiheshin të papërkrahur nga familjet apo rrethi i tyre shoqëror. Për ironi, suksesi i romanit e ktheu atë në një vegël të sistemit që donte të luftonte, pasi ai u konsiderua dhe vazhdon të konsiderohet edhe sot e kësaj dite, në shumë shkolla të mesme italiane, si shembull bashkëkohor i një stili letrar të veçantë.
Kritika 
“Të lësh grupin” është një metaforë për arratisjen nga presionet shoqërore… Nganjëherë, të lësh grupin është e nevojshme për të krijuar një identitet vetjak… Ky libër u kushtohet të gjithë adoleshentëve, si dhe gjithë atyre të rinjve që ende mbajnë mend kohërat e shkollës së mesme, lavdinë dhe turpet e saj, të cilat bëhen pjesë e pandashme e jetës së çdonjërit prej nesh, njësoj si konfliktet me prindërit, apo rritja me muzikën…
– The Washington Post – 
Si të mos tërhiqeni nga një histori dashurie me rock & roll, sidomos kur ajo ndodh në Itali, në vendin e modës, të ushqimit dhe të dolce far niente?
– The New York Times – 
Ah, sikur të kishte shumë libra të tillë, kaq të freskët dhe të këndshëm…
– La Stampa –

Additional information

Weight 215 g
Dimensions 21 × 14 cm
Pages

176

Customers' review

5 stars 0
4 stars 0
3 stars 0
2 stars 0
1 star 0

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Një histori dashurie me rock & roll”

Vulnerability Scanner