Navigating in:»»»»Një verë pa burra

Një verë pa burra

L 800

  • Autor: Siri Hustvedt

  • ISBN-10(13): 978-9928-162-62-5

  • Përkthyes: Engjëllushe Shqarri

  • Viti i botimit: Maj 2013

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuhë: Albanian

  • Çmim: 800 lekë

Libri me një fjali

Një roman që zbulon shumë të vërteta mbi gratë dhe vajzat, mbi dashurinë dhe martesën, dhe mbi pyetjen kaq të lashtë të ngjashmërisë dhe ndryshimeve midis sekseve.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Mia Fredriksen, poetja ironike, rebele, tragjikomike dhe rrëfyese e “Një verë pa burra”, ndihet e detyruar të rikonsiderojë jetën e saj. Një ditë, papriturazi, pas tridhjetë vitesh martesë, bashkëshorti i Mias, një neuroshkencëtar me famë, i kërkon të bëjnë një “pauzë”. Kjo kërkesë e vrazhdë e shkund atë nga themelet dhe ajo përfundon në një pavijon psikiatrik. Në qershorin pasues të daljes nga spitali, ajo kthehet në qytezën lëndinore të fëmijërisë së saj, ku e ëma jeton në një shtëpi për të moshuar. E mbetur vetëm në një shtëpi me qira, Mia shkumëzon, turfullon dhe qan fatin e saj të mjerë. Megjithatë, ngadalë, ajo tërhiqet nga jetët e njerëzve përreth saj: të së ëmës dhe shoqeve të saj të ngushta, “pesë mjellmat”; të fqinjës së saj të re me dy fëmijë të vegjël dhe një burrë të zhurmshëm e nevrik; të vajzave adoleshente të grupit të poezisë në të cilin ajo jep mësim.

Nga Siri Hustvedt, autorja bestseller në vende të ndryshme, vjen një roman që zbulon shumë të vërteta mbi gratë dhe vajzat, mbi dashurinë dhe martesën, dhe mbi pyetjen kaq të lashtë të ngjashmërisë dhe ndryshimeve midis sekseve.

Additional information

Weight 229 g
Dimensions 21 × 14 cm
Pages

210

Customers' review

5 stars 0
4 stars 0
3 stars 0
2 stars 0
1 star 0

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Një verë pa burra”

Vulnerability Scanner