Rebeka

L 1,000

  • Autori: Daphne Du Maurier

  • ISBN-10(13): 978-9928-175-04-5

  • Përkthyesi: Amik Kasoruho

  • Titulli në origjinal: Rebecca

  • Viti i botimit: Prill 2014

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuha: Shqip-Albanian

  • Çmimi: 1000 lekë

Description

Libri me një fjali

“Rebeka” është një rrëfim misteri dhe pasioni, një tregim mbi sekretet dhe tradhëtitë, mbi të dashurit e vdekur e të gjallë, si dhe një analizë e xhelozisë, kësaj nepërke që jeton në skutat më të errëta të nënvetëdijes tonë.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Romani “Rebeka”, nga autorja angleze Daphne du Maurier, ishte një nga librat më të shitur të viteve kur u botua për herë të parë (1938) dhe që atëherë është ribotuar vazhdimisht, pa dalë kurrë nga qarkullimi. Rrëfimi nis në Monte Carlo, ku heroina jonë mrekullohet nga Maksim de Uinteri, një vejan magjepsës i cili i propozon për martesë. Jetime, ajo punon si shërbyese e zonjave të mëdha dhe nuk mund t’i besojë fatit të saj. Vetëm kur mbërrijnë në pronën e tij të madhe, ajo fillon të kuptojë që gruaja e tij e parë është më e pranishme se ç’u takon të vdekurve, duke hedhur një hije ogurzezë mbi martesën e tyre.

“Rebeka” përmban elemente të romancës, misterit dhe romanit gotik: kjo histori sfidon kategorizimin e lehtë. Ajo është një letër dashurie për një atdhe të humbur; është historia e ekuilibrit të pushtetit midis meshkujve dhe femrave; është një himn për një racë të zhdukur njerëzish që ngjanin sikur ishin më të mëdhenj e më të mirë se vdekatarët e zakonshëm; dhe natyrisht, siç e ka cilësuar vetë autorja, është një studim mbi xhelozinë.

Në ShBA, romani fitoi çmimin Kombëtar të Librit për romanin e preferuar të votuar nga anëtarët e Shoqatës së Librarëve Amerikanë. Në 2013 ai zuri vendin e 14-të në sondazhin e librave më të parapëlqyer të të gjitha kohërave në Britaninë e Madhe (Big Read).

“Rebeka” ka parë shumë përshtatje për kinemanë, televizionin, teatrin dhe operën. Përshtatja më e famshme është me siguri filmi i Alfred Hitchcock-ut i vitit 1940, i vlerësuar me çmimin “Oskar”. Romani ka frymëzuar edhe tre libra të tjerë, të miratuar nga trashëgimtarët e të drejtave të autores.

Additional information

Weight 566 g
Dimensions 21 × 14 cm
Pages

465

Customers' review

5 stars 0
4 stars 0
3 stars 0
2 stars 0
1 star 0

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Rebeka”

Vulnerability Scanner