Navigating in:»», Fiction, Non Albanian authors»Revolta e Atlasit. Vëllimi I

Revolta e Atlasit. Vëllimi I

L 1,000

  • Autori: Ayn Rand

  • ISBN-10(13): 978-9928-162-15-1

  • Përkthyesi: Amik Kasoruho

  • Titulli në origjinal: Atlas Shrugged I

  • Viti i botimit: Nëntor 2012

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuha: Shqip-Albanian

  • Çmimi: 1000 lekë

Description

Informacion i përgjithshëm rreth librit

“Revolta e Atlasit” është romani i katërt dhe i fundit i Ayn Rand-it. I botuar për herë të parë në vitin 1957 në SHBA, ai konsiderohet si kryevepra e saj.

Historia zhvillohet në një shtet të identifikuar si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë shtet, politikat sociale dhe ndërhyrjet shtetërore, gjithmonë e në rritje, kthehen gradualisht në pengesë për aktivitetin e njerëzve “të ndritur”. Protagonistja, Denji Tagart, mundohet të luftojë shkatërrimin e ngadaltë të sistemit, duke iu kundërvënë ndryshimeve e duke angazhuar edhe disa aktorë të tjerë. Jeta e saj private do të përzihet me funksionin e saj publik të pavetëdijshëm.

Pyetja që rrëshqet në çdo faqe të librit, fillon të bëhet gjithmonë e më e qartë: “Parazitët” do të ngadhënjejnë apo do të vetëshkatërrohen? Tema e romanit “Revolta e Atlasit”, siç e ka përshkruar vetë autorja, është “roli i mendjes së njeriut të lirë”. Libri eksploron disa tema si mbrojtja e arsyes, e individualizmit, e kapitalizmit dhe falimentimet e veprimeve shtetërore. Libri ka 1160 faqe dhe për këtë arsye, në shqip, do të botohet me tri vëllime që do të ndjekin ndarjen origjinale në tri pjesë.

Kritika

“Revolta e Atlasit” u botua në vitin 1957 dhe që atëherë ka qenë në mënyrë të vazhdueshme një nga librat më popullorë në SHBA. Libri u rendit në vendin e gjashtë në listën e librave më të shitur të “New York Times”-it, tri ditë mbas botimit. Ai mbeti në listë për 21 javë dhe arriti në vendin e katërt.

Në një sondazh të vitit 1991, “Revolta e Atlasit” rezultoi si libri i dytë më influencues pas Biblës.

Libri ka shitur mbi 30 milion kopje gjatë gjithë historisë së tij dhe është botuar në 23 gjuhë të ndryshme. Ai ka shitur 3 milion kopje vetëm në tri vite, nga 2008-a deri në 2010-n, periudhë kur libri u “rikthye në modë”. Sipas “The Economist”, shitjet e librit duket se përkojnë me publikimin e të dhënave ekonomike. Sa herë që në ekonominë botërore dhe amerikane ndihen efektet e një krize, lexuesit i rikthehen Atlasit.

«‘Revolta e Atlasit’ është një celebrim i jetës dhe i lumturisë. …Individët krijues, qëllimet e pastra dhe racionaliteti arrijnë gëzimin dhe përmbushjen. Parazitët, që vazhdimisht shmangin qëllimshmërinë dhe arsyen, shkatërrohen me të drejtë.»

– Alan Greenspan (Kryetar i Rezervës Federale të SHBA-së, 1987–2006)

«Sa herë që qeveritë ndërhyjnë në treg, lexuesit nxitojnë të blejnë “Revoltën e Atlasit”. Pse? Arsyeja kuptohet, nga emri i një grupi të krijuar së fundmi në Facebook: “I lexuat lajmet sot? Duket sikur ‘Revolta e Atlasit’ po ndodh në jetën e vërtetë.”»

– The Economist, 2009

Additional information

Weight 443 g
Dimensions 21 × 14 cm
Pages

442

Customers' review

5 stars 0
4 stars 0
3 stars 0
2 stars 0
1 star 0

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Revolta e Atlasit. Vëllimi I”

You may also like…

Vulnerability Scanner