Navigating in:»», New titles, Non Albanian authors, Romance»Rojtari i fundit

Rojtari i fundit

L 600

  • Autori: Gaëlle Josse

  • ISBN-10(13): 978-9928-233-16-5

  • Përkthyesi: Lorena Dedja

  • Titulli në origjinal: Le Dernier Gardiend’Ellis Island

  • Viti i botimit: Nëntor 2018

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuha: Shqip-Albanian

  • Çmimi: 600 lekë

Description

Libri me një fjali

Për imigrantët polakë, çekë, italianë e hungarezë, Amerika qe Toka e Premtuar, por edhe një zhgjëndërr drejt së cilës u nisën të vetëdijshëm turravrap. Po për Xhon Miçëllin, që humbi dy dashuri e mblodhi shumë kujtime, çfarë ishte?

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Nju-Jork, 1954. Edhe pak ditë kanë mbetur para se qendra e Elis Ajlëndit, nëpër të cilën kanë kaluar të gjithë imigrantët nga Europa që nga viti 1892, të mbyllet përfundimisht. Xhon Miçëll, nëpunësi i fundit që ka mbetur në qendër, nis tëmbajë një ditar. Ai ndien nevojën të çlirohet nga disa kujtime, të cilat vijnë medallgë, si valët e detit që përplasen pas ishullit të famshëm. Dalëngadalë, na shfaqenpersonazhet kryesore të jetës së tij: dy gra, dy anije, dy pengje. Në njërën anë, Lizi,bashkëshortja e tij e dashur, dhe në anën tjetër, Nela, imigrantja nga Sardenja,me një të kaluar të çuditshme. Fantazma të tjera shfaqen në këtë kohë rrëfimeshe kujtimesh: një anarkist italian, një shkrimtar hungarez, një shok fëmijërie në Bruklin, e shumë të tjerë. Të mërguarit kanë ardhur plot shpresë për një jetë mëtë mirë. Do të pranohen apo jo në Amerikë: fati i tyre varet nga përgjigjet që japinnë një pyetësor dhe nga vendimet e një nëpunësi.

Kritika

“Duke përzier faktet e vërteta me ato të trilluara, autorja ka krijuar një tekstmelankolik dhe drithërues.”

Livres Hebdo

“Me stilin e saj të mprehtë dhe të mirëpeshuar, Gaëlle Josse na bën të kuptojmë dhetë ndiejmë një pjesëz të historisë amerikane, nëpërmjet trazimeve të një shpirti nëmëshirë të demonëve të tij… Mjeshtëror dhe i domosdoshëm!”

Page des Libraires

“Gaëlle Josse shkoi në Elis Ajlënd. Ajo ngjyros me ngjyra të buta e mjaft të ngrohta një gjeografi intime, kolektive, historinë e një njeriu të përzier me atë të mijëra të tjerëve.”

ÉliseLépine, Transfuse

Additional information

Weight 280 g
Dimensions 21 × 14 cm
Pages

106

Customers' review

5 stars 0
4 stars 0
3 stars 0
2 stars 0
1 star 0

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Rojtari i fundit”

Vulnerability Scanner