Navigating in:»»»»Rrezatimi

Rrezatimi

L 1,200

  • Autor: Stephen King

  • ISBN-10(13): 978-9928-162-89-2

  • Përkthyes: Renato Kalemi

  • Viti i botimit: Nëntor 2013

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuhë: Albanian

  • Çmim: 1200 lekë

Libri me një fjali

“Rrezatimi” është një ikonë kulturore e horrorit modern, një analizë përvëluese e një familjeje të kërcënuar nga alkooli dhe e kaluara, dhe një vëzhgim i makthshëm në skutat e dobësisë dhe çmendurisë njerëzore.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

I botuar për herë të parë në vitin 1977, “Rrezatimi” (The Shining) u bë shumë shpejt një nga gurët themeltarë të karrierës letrare të Stephen King-ut.

Romani ndjek historinë e Xhek Torrensit, një shkrimtari të alkolizuar, në shërim e sipër, i cili pranon të bëhet kujdestari i një hoteli të izoluar në malet e Kolorados, gjatë stinës së gjatë dhe të hekurt të dimrit. Ai dhe familja e tij shpërngulet për të jetuar në hotelin Overlook, të izoluar nga bota, për disa muaj me rradhë. Deni, djali i tij pesëvjeçar, falë dhuntive të tij psikike, do të kthehet në qendrën e vorbullës dashakeqe të hotelit famëkeq. Xheku, ndërkohë, do të rigjejë kohën dhe qetësinë për të pyetur veten mbi fatin e tij dhe të familjes së tij. Ai dëshiron të shkruajë përsëri, të shmanget nga alkooli dhe të mos përsërisë gabimet e së shkuarës. Por fantazmat tona të brendshme nuk largohen me një të rënë të lapsit. Ato na ndjekin kudo dhe nganjëherë, në varësi të vendit e të kohës, rizgjohen më të acaruara se kurrë.

I përshtatur për ekranin e madh nga regjisori legjendar Stanley Kubrick, dhe falë aktrimit të paharrueshëm të Jack Nicholson, “Rrezatimi” është kthyer në një ikonë kulturore të horrorit modern.

Additional information

Weight 559 g
Dimensions 21 × 14.5 cm
Pages

538

Customers' review

5 stars 0
4 stars 0
3 stars 0
2 stars 0
1 star 0

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Rrezatimi”

Vulnerability Scanner