Navigating in:»», Non Albanian authors»Terr i bukur

Terr i bukur

L 1,000

  • Autori: Kami Garcia & Margaret Stohl

  • ISBN-10(13): 978-9928-175-36-6

  • Përkthyesi: Anxhela Çikopano

  • Titulli në origjinal: Beautiful Darkness

  • Viti i botimit: Nëntor 2014

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuha: Shqip-Albanian

  • Çmimi: 1000 lekë

Description

Informacion i përgjithshëm rreth librit

“Terr i bukur” është libri i dytë i serisë “Kronikat e Frymëtorëve”. Etan Uejti mendonte se në Getlin, qyteti i vogël në jug të vendit, që e kishte konsideruar gjithnjë si shtëpinë e tij, nuk ndodhte kurrë asgjë. Më pas, ai takon të sapoardhurën misterioze Lina Dukein, e cila i zbulon një botë të fshehtë që kishte qenë para syve të tij gjatë gjithë kohës. Qyteza ruante sekrete të lashta nën lisat e mbuluar me myshk dhe trotuaret e prishura. Një Getlin ku mallkimi kishte shënjuar familjen e Linës për breza të tërë. Një Getlin ku ndodhin ngjarje të pabesueshme, magjike, që kanë fuqinë të ndryshojnë edhe jetën. Ndonjëherë, shënojnë dhe fundin e saj.

Së bashku, ata mund të përballojnë çdo sprovë që Getlini u hedh në udhë, por pasi pëson një humbje tragjike, Lina fillon të largohet, duke mbajtur sekrete që vënë në vështirësi marrëdhënien e tyre. Tashmë që Etani e njeh mirë anën e errët të Getlinit, nuk ka më kthim prapa.

I përndjekur nga vizione të çuditshme që vetëm ai mund t’i shohë, Etani zhytet edhe më thellë në historinë e pështjelluar të qytetit të tij dhe gjendet i përfshirë në rrjetën e rrezikshme të shtigjeve të nëndheshme pa fund e anë që përshkojnë jugun, ku asgjë s’është ashtu siç duket.

Additional information

Weight 526 g
Dimensions 21 × 14 cm
Pages

510

Customers' review

5 stars 0
4 stars 0
3 stars 0
2 stars 0
1 star 0

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Terr i bukur”

Vulnerability Scanner