Navigating in:»», New titles, Non Albanian authors, Thriller»Vajza e dikurshme

Vajza e dikurshme

L 1,000

5.00 out of 5 based on 2 customer ratings
(2 customer reviews )
  • Autori: JP Delaney

  • ISBN-10(13): 978-9928-233-12-7

  • Përkthyesi: Blendi Salaj

  • Titulli në origjinal: The Girl Before

  • Viti i botimit: Shtator 2018

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuha: Shqip-Albanian

  • Çmimi: 1000 lekë

Description

Libri me një fjali

Një triller psikologjik, që ngërthen fatin e dy grave: të mirën dhe të mistershmen, në një vorbull dysie, vdekjeje dhe mashtrimi.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

E dëshpëruar për të gjetur një vend për të jetuar, Ema përfundon në shtëpinë e rrugës “Folgejt”. Shtëpia është vërtet një mrekulli: dizajn minimalist, ku ndërthuren xhami, guri i lëmuar dhe tavanet e varura. Por, arkitekti i mistershëm që e ka ndërtuar, ngulmon se banorët duhet të jetojnë sipas disa rregullave të rrepta. Shtëpia është ndërtuar me qëllimin e vetëm që t’i ndryshojë banorët e saj, dhe ashtu ndodh…

Pas një tragjedie vetjake, Xhejni ka nevojë t’ia nisë nga e para, dhe rruga “Folgejt” duket vendi i përkryer. Pak pasi vendoset në shtëpinë e re, merr vesh për fatin e Emës, qiraxheshës së parë. Në historinë që i shfaqet pak nga pak, ka shumë zona të errëta. Teksa përpiqet të ndajë të vërtetën nga gënjeshtra, befas e shkuara nis të marrë jetë.

Një triller psikologjik magjepsës, një nga librat më të shitur të vitit dhe i përkthyer në mbi 40 gjuhë të botës, “Vajza e dikurshme” ndërthur fatin, në dukje të mbarë, të një gruaje me fundin e mistershëm të një tjetre, në një kaleidoskop hipokrizie, mashtrimi dhe vdekjeje.

“Jeni të lutur të bëni një listë të çdo gjëje që është thelbësore për ju.” Kjo kërkesë e çuditshme dhe e bezdisshme do të jetë nisja e një rrugëtimi me pasoja shkatërrimtare.

Kritika

Një triller psikologjik gozhdues… Me saktësi dhe elegancë, Delaney zhvesh personazhet nga sekretet e tyre, pak nga pak, derisa del në shesh e vërteta e kulluar dhe pa zbukurime.

Publishers Weekly

“Vajza e dikurshme” ka një ritëm të shpejtë… Delaney servir pyetje të lidhura me etikën në faqe të veçanta, përgjatë gjithë librit… Gjetja më gjeniale: nuk na jepen përgjigjet e asnjërës prej grave.

The New York Times

Do t’ju bëhet fiksim ky roman rrëqethës për një grua që gjen shtëpinë e ëndrrave… derisa zbulon fatin e mistershëm të banores së mëparshme.

Cosmopolitan

Garanci e padiskutueshme: nuk do ta hiqni dot nga dora këtë libër. Lexuesit e librave “Vajza e zhdukur” dhe “Vajza në tren” do të kuptojnë se ka rrëfime edhe më emocionuese.

American Booksellers Association

Dy gra ndikohen ndjeshëm nga shtëpia e tyre e mrekullueshme në këtë triller psikologjik, që do të përshtatet për ekranin e madhe nga Ron Howard.

Variety

Delaney ka krijuar një situatë vërtet të frikshme dhe tërheqëse në shtëpinë e rrugës “Folgejt”. […] Struktura e romanit gërshetohet mes rrëfimeve të Emës, para, dhe të Xhejnit, pas, teksa të dyja fillojnë të dyshojnë për fatin e tyre të mirë. Faqet do t’ju ikin pa e kuptuar.

USA Today

Shtëpia ka një të kaluar të errët dhe një pronar jo tamam mikpritës.

New York Post

Delaney shkruan me hir dhe me saktësi të habitshme, aq sa i skalit personazhet, kurse sekretet e tyre i zbulon pak nga pak.

Publishers Weekly

Marramendës, befasues e, mbi të gjitha, drithërues – modeli i përkryer i një trilleri psikologjik.

Lee Child 

“Vajza e dikurshme” duhet të rrijë domosdo në krye në romaneve më të mira triller.

The Washington Post

Additional information

Weight 435 g
Dimensions 22.8 × 15.2 cm
Pages

341

Customers' review

Rated 5.00 out of 5 stars
2 reviews
4 stars 0
3 stars 0
2 stars 0
1 star 0

2 reviews for Vajza e dikurshme

  1. 5 out of 5

    The perfect bestseller

  2. 5 out of 5

    This book is so remarkably and desert to be read asap. Thanks Pegi to bring this book in Albanian language.

Add a review

Vulnerability Scanner