Navigating in:»», Fiction»Vajzat e ballkonit

Vajzat e ballkonit

L 700

  • Autor: Edmond Tupja

  • ISBN-10(13): 978-9928-175-34-2

  • Përkthyes: Origjinali në shqip

  • Viti i botimit: Tetor 2014

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuhë: Albanian

  • Çmim: 700 lekë

Libri me një fjali

Një roman erotik, i ngarkuar me luhatje të forta emocionale, që paraqet edhe një plagë të mirëfilltë të shoqërisë shqiptare: atë të shthurjes fizike të kufizuar nga ngurtësimi psikologjik.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

I cilësuar nga vetë autori si një pseudoroman, kjo është historia e dy vajzave shqiptare, produkt tipik i tranzicionit postkomunist, në përpjekje për të gjetur vetveten përmes tundimeve të shumta për të qenë diçka tjetër. Heroinat tona jetojnë dy jetë paralele: nxënëse shembullore dhe fëmijë problematik; studente e urtë dhe kurtizane e re; artiste e lirë dhe shpirt i djallëzuar. Cila nga këto dy vajza është vetvetja? Çfarë kanë ato të përbashkët me njëra-tjetrën? Dhe sa janë ato produkt i shoqërisë shqiptare? Këto janë pyetjet që vijnë natyrshëm teksa kthejmë faqet e këtij romani. Si në traditën më të mirë të romanit bashkëkohor, nuk gjejmë përgjigje, por vetëm pyetje të tjera.

Additional information

Weight 179 g
Dimensions 19.5 × 12.5 cm
Pages

344

Customers' review

5 stars 0
4 stars 0
3 stars 0
2 stars 0
1 star 0

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Vajzat e ballkonit”

Vulnerability Scanner