---
title: "“Parajsa e gogolëve”, titulli i parë në shqip nga Daniel Pennac | Botime PEGI"
description: "Humori i hollë, dhembshuria dhe dashuritë e një personazhi të veçantë dhe të familjes së tij të pazakontë; këto janë disa nga elementet e romanit të ri “Parajsa…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/posts/parajsa-e-gogoleve-titulli-i-pare-ne-shqip-nga-daniel-pennac-bb00d285"
meta:
  "og:description": "Humori i hollë, dhembshuria dhe dashuritë e një personazhi të veçantë dhe të familjes së tij të pazakontë; këto janë disa nga elementet e romanit të ri “Parajsa…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/blog/parajsa-e-gogoleve.jpg"
  "og:image:alt": "“Parajsa e gogolëve”, titulli i parë në shqip nga Daniel Pennac"
  "og:title": "“Parajsa e gogolëve”, titulli i parë në shqip nga Daniel Pennac | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

# **“Parajsa e gogolëve”, titulli i parë në shqip nga Daniel Pennac**

Daniel Pennac • 01.05.2012

![“Parajsa e gogolëve”, titulli i parë në shqip nga Daniel Pennac](https://botimepegi.al/uploads/blog/parajsa-e-gogoleve.jpg)

Daniel Pennac01.05.2012

Humori i hollë, dhembshuria dhe dashuritë e një personazhi të veçantë dhe të familjes së tij të pazakontë; këto janë disa nga elementet e romanit të ri “Parajsa e gogolëve” i botuar nga Botimet Pegi, me autor një nga shkrimtarët francezë më të njohur, Daniel Pennac. Kryetari i një familjeje të çuditshme (gjashtë gjysmëvëllezër e gjysmëmotra) gjendet i pleksur në një histori të dyshimtë atentatesh, që vulos fatin e tij prej dashi, dash kurbani. Beniamin Maloseni punon në një Qendër Tregtare si dash kurbani… Ai paguhet që të mbartë të gjitha fajet e Qendrës Tregtare në sytë e klientëve. Kur në Qendër fillojnë të shpërthejnë bomba, që lënë pas nga një a dy viktima, situata komplikohet. Beniamini bie në dashuri, viktimizohet, bëhet hetues e i dyshuar në të njëjtën kohë… e gjitha kjo e treguar me një humor të hollë, që do t’ju bëjë të qeshni edhe në ditët tuaja më të zymta.Ky libër, i përkthyer në mbi 20 gjuhë, është libri i parë i sagës së Malosenëve. Pennac i vazhdoi aventurat e Beniaminit dhe familjes së tij edhe në pesë romane të tjerë po aq të hollë e të këndshëm sa edhe ky. Publiku i interesuar do të përfshijë gjithë lexuesit e rritur (30 vjeç e lart), dashamirësit e romaneve policeske dhe ata të romaneve rozë. Natyrisht, të gjithë ata që çmojnë humorin e thellë, do e preferojnë këtë libër. Kritika «Do të qeshni derisa t’ju dalin lot… një roman i një kategorie të veçantë.» Le Monde «Në shtëpinë e lagjes arabe të Belvillit, Beni luan rolin e babait të një turme të çrregullt gjysmëvëllezërish e gjysmëmotrash. E gjitha kjo është shumë e këndshme, madje tërheqëse…» Publishers Weekly «Skena të jashtëzakonshme, dialogë shumë zbavitës dhe personazhe simpatike e mbajnë lexuesin të mbërthyer. Një goxha libër.» Kirkus Uk Lexim të këndshëm!

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/posts/parajsa-e-gogoleve-titulli-i-pare-ne-shqip-nga-daniel-pennac-bb00d285#webpage","@type":"WebPage","datePublished":"2012-05-01T11:19:42.000Z","description":"Humori i hollë, dhembshuria dhe dashuritë e një personazhi të veçantë dhe të familjes së tij të pazakontë; këto janë disa nga elementet e romanit të ri “Parajsa…","name":"“Parajsa e gogolëve”, titulli i parë në shqip nga Daniel Pennac","url":"https://botimepegi.al/posts/parajsa-e-gogoleve-titulli-i-pare-ne-shqip-nga-daniel-pennac-bb00d285","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/posts/parajsa-e-gogoleve-titulli-i-pare-ne-shqip-nga-daniel-pennac-bb00d285#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/posts/parajsa-e-gogoleve-titulli-i-pare-ne-shqip-nga-daniel-pennac-bb00d285"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/posts/parajsa-e-gogoleve-titulli-i-pare-ne-shqip-nga-daniel-pennac-bb00d285#article","datePublished":"2012-05-01T11:19:42.000Z","description":"Humori i hollë, dhembshuria dhe dashuritë e një personazhi të veçantë dhe të familjes së tij të pazakontë; këto janë disa nga elementet e romanit të ri “Parajsa…","headline":"“Parajsa e gogolëve”, titulli i parë në shqip nga Daniel Pennac","inLanguage":"sq-AL","thumbnailUrl":"https://botimepegi.al/uploads/blog/parajsa-e-gogoleve.jpg","@type":["Article","BlogPosting"],"author":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/person/1"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/posts/parajsa-e-gogoleve-titulli-i-pare-ne-shqip-nga-daniel-pennac-bb00d285#webpage"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/posts/parajsa-e-gogoleve-titulli-i-pare-ne-shqip-nga-daniel-pennac-bb00d285#webpage"},"publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"}},{"@id":"https://botimepegi.al/posts/parajsa-e-gogoleve-titulli-i-pare-ne-shqip-nga-daniel-pennac-bb00d285#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Artikuj","item":"https://botimepegi.al/posts","position":1},{"@type":"ListItem","name":"“Parajsa e gogolëve”, titulli i parë në shqip nga Daniel Pennac","item":"https://botimepegi.al/posts/parajsa-e-gogoleve-titulli-i-pare-ne-shqip-nga-daniel-pennac-bb00d285","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/person/1","@type":"Person","name":"Daniel Pennac"},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/blog/parajsa-e-gogoleve.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/blog/parajsa-e-gogoleve.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
