---
title: "Unë e di pse këndon zogu në kafaz | Botime PEGI"
description: "Libri me një fjali Në një botë të egër, ku të qenit zezake dhe grua njëkohësisht ta bën jetën të pamundur, Maya Angelou arrin të ringrihet si një grua fenomenal…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/posts/une-e-di-pse-kendon-zogu-ne-kafaz-bb00d28a"
meta:
  "og:description": "Libri me një fjali Në një botë të egër, ku të qenit zezake dhe grua njëkohësisht ta bën jetën të pamundur, Maya Angelou arrin të ringrihet si një grua fenomenal…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/blog/une-e-di-pse-kendon-zogu-ne-kafaz-normal.jpg"
  "og:image:alt": "Unë e di pse këndon zogu në kafaz"
  "og:title": "Unë e di pse këndon zogu në kafaz | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

# **Unë e di pse këndon zogu në kafaz**

Maya Angelou • 09.06.2020

![Unë e di pse këndon zogu në kafaz](https://botimepegi.al/uploads/blog/une-e-di-pse-kendon-zogu-ne-kafaz-normal.jpg)

Maya Angelou09.06.2020

Libri me një fjali Në një botë të egër, ku të qenit zezake dhe grua njëkohësisht ta bën jetën të pamundur, Maya Angelou arrin të ringrihet si një grua fenomenale. Fragmente nga libri 1) Shpresonte për më të mirën, përgatitej për më të keqen dhe s’kishte gjë që ta kapte në befasi. 2) \[…] gjuha është mjeti me të cilin njerëzit komunikojnë mes tyre dhe që i dallon nga kafshët. \[…]Gjyshja jote thotë se ti lexon shumë. Sa herë ke mundësi. Kjo është gjë e mirë, por nuk mjafton. Fjalët thonë më shumë se çfarë gjendet në letër. Duhet zëri njerëzor për t’i mbushur me nuancat e një kuptimi më të thellë. 3) Të mbetesh pezull, e vetme, në litarin e nderë të papërgjegjësisë rinore, do të thotë të përjetosh bukurinë torturuese të lirisë së plotë dhe kanosjen e përhershme të mëdyshjeve. Janë të rrallë, mjaft të rrallë, ata që arrijnë t’i mbijetojnë adoleshencës. Pothuajse të gjithë dorëzohen para trysnisë së vagullt, por asgjësuese, që ushtron konformizmi i moshës së rritur. E kanë më të lehtë të vdesin e t’u shmangen konflikteve, sesa të përballojnë betejën e vazhdueshme me forcat e epërme të pjekurisë. 4) Nga jeta do të marrësh atë që ke investuar. Bëje me gjithë zemër atë që bën, pastaj lutu dhe prit. 5) Pikërisht në moshën e brishtë kur sulmohet nga forcat e natyrës, vajza e re zezake e gjen veten njëherazi nën zjarrin e trefishtë të paragjykimeve mashkullore, urrejtjes pa shkak të të bardhëve dhe pafuqisë së zezakëve.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/posts/une-e-di-pse-kendon-zogu-ne-kafaz-bb00d28a#webpage","@type":"WebPage","datePublished":"2020-06-09T00:00:00.000Z","description":"Libri me një fjali Në një botë të egër, ku të qenit zezake dhe grua njëkohësisht ta bën jetën të pamundur, Maya Angelou arrin të ringrihet si një grua fenomenal…","name":"Unë e di pse këndon zogu në kafaz","url":"https://botimepegi.al/posts/une-e-di-pse-kendon-zogu-ne-kafaz-bb00d28a","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/posts/une-e-di-pse-kendon-zogu-ne-kafaz-bb00d28a#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/posts/une-e-di-pse-kendon-zogu-ne-kafaz-bb00d28a"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/posts/une-e-di-pse-kendon-zogu-ne-kafaz-bb00d28a#article","datePublished":"2020-06-09T00:00:00.000Z","description":"Libri me një fjali Në një botë të egër, ku të qenit zezake dhe grua njëkohësisht ta bën jetën të pamundur, Maya Angelou arrin të ringrihet si një grua fenomenal…","headline":"Unë e di pse këndon zogu në kafaz","inLanguage":"sq-AL","thumbnailUrl":"https://botimepegi.al/uploads/blog/une-e-di-pse-kendon-zogu-ne-kafaz-normal.jpg","@type":["Article","BlogPosting"],"author":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/person/1"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/posts/une-e-di-pse-kendon-zogu-ne-kafaz-bb00d28a#webpage"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/posts/une-e-di-pse-kendon-zogu-ne-kafaz-bb00d28a#webpage"},"publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"}},{"@id":"https://botimepegi.al/posts/une-e-di-pse-kendon-zogu-ne-kafaz-bb00d28a#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Artikuj","item":"https://botimepegi.al/posts","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Unë e di pse këndon zogu në kafaz","item":"https://botimepegi.al/posts/une-e-di-pse-kendon-zogu-ne-kafaz-bb00d28a","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/person/1","@type":"Person","name":"Maya Angelou"},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/blog/une-e-di-pse-kendon-zogu-ne-kafaz-normal.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/blog/une-e-di-pse-kendon-zogu-ne-kafaz-normal.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
