Jeni në:»», Blog»Steve Jobs – Biografia e autorizuar

Steve Jobs – Biografia e autorizuar

“Steve Jobs” është biografia e autorizuar e Steve Jobsit, themeluesit të kompanisë Apple. Ky libër që pati një sukses të jashtëzakonshëm nëpër botë, vjen edhe në shqip. Filloni të lexoni librin që këtu.

Steve Jobs - Botime Pegi

Steve Jobs – Botime Pegi

Me më shumë se dyzet intervista të bëra në një periudhë dyvjeçare me Steve Jobsin, si dhe mbi njëqind intervista me shokë, familjarë, kundërshtarë, konkurrentë dhe kolegë, Isaacsonit iu dha një qasje “ekskluzive dhe e papërsëritshme” në jetën e tij. Rezultati qe ky libër i jashtëzakonshëmI parashikuar për botim në mars 2012, botimi u vendos të afrohej në nëntor 2011, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Jobsit. Por humbja e tij në 5 tetor 2011, bëri që libri të botohej edhe më herët, më 24 tetor 2011, në ShBA.

Ky libër rrëfen jetën e themeluesit të kompanisë Apple nga lindja e deri në vdekjen e tij të bujshme. Aty zbulojmë, jo me pak habi, se si ky njeri aq krijues e i vullnetshëm, ishte edhe një maniak i përsosmërisë, një individ i egër, pa shumë skrupuj, me një karakter shumë të vështirë. Jobsi arrinte t’i egërsonte dhe t’i dëshpëronte njerëzit rreth tij. Por personaliteti dhe produktet qenë të ndërlidhura, ashtu siç janë të ndërlidhura hardueri dhe softueri në produktet Apple.

Walter Isaacsoni ka thënë: “Tek e shihja që luftonte kundër sëmundjes me një vullnet shembullor e forcë emocionale që të habiste, filloi të më dukej shumë bindës dhe kuptova se sa shumë nga personaliteti i tij kishte hyrë në produktet që kishte krijuar. Pasionet, demonët, dëshirat, delli i artistit, djallëzia dhe fiksimi për kontroll ishin tërësisht të lidhura me qasjen e tij ndaj biznesit, prandaj vendosa ta shkruaj përrallën e tij si një rast studimor mbi krijimtarinë.”

Publiku i interesuar

Ky libër është për të gjithë ata …që kanë ose do të donin të kishin një iPod, iPhone, iPad, iMac ose MacBook …që e kuptojnë vlerën e artit të bashkuar me teknologjinë dhe rolin e tyre në jetën tonë të përditshme …që duan të zbulojnë jetën e një personi që u vajtua nga e gjithë bota dhe u quajt nga Obama si “shembull i gjenialitetit të shpirtit amerikan.”

Ndiqni një nga tributet më interesante që i janë bërë vizionarit të madh.

2017-11-23T09:26:58+02:00
Vulnerability Scanner