Jeni në:»»»»100 teste për të stërvitur kujtesën

100 teste për të stërvitur kujtesën

L 800

  • Autor: Të ndryshëm. Nën drejtimin e Dr. Bernard Croisile

  • ISBN-10(13): 978-9928-162-46-5

  • Përkthyes: Eldina Nasufi

  • Viti i botimit: Maj 2013

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuhë: Albanian

  • Çmim: 800 lekë

Kujtesa jonë është një aftësi e domosdoshme, por jo gjithmonë ajo na përgjigjet kur dhe si duam: kujt nuk i ka ndodhur ndonjëherë që ta ketë fjalën “në majë të gjuhës”, të ketë vështirësi për të kujtuar emrin e dikujt që sheh apo të mos mbajë mend një numër telefoni? Nuk ka ndonjë recetë që bën mrekulli për problemet e kujtesës, por ka disa metoda që mund të përdoren në jetën e përditshme për ruajtjen dhe zhvillimin e kësaj aftësie.

Mirëpo, nëse për t’i përvetësuar këto metoda na duhet të ushtrohemi, pse të mos e bëjmë duke u argëtuar?

Për të nxitur kujtesën tuaj nëpërmjet zbavitjes, ky libër sugjeron 100 ushtrime të larmishme në formë loje, të cilat stërvitin llojet e ndryshme të kujtesës (pamore, semantike, episodike, logjike etj.).

Për çdo ushtrim është treguar qëllimi dhe aftësitë që kërkohen e përmirësohen gjatë zhvillimit të tij: përqendrimi, nxjerrja e përfundimeve logjike, vëzhgimi, aftësitë e përdorimit të imazheve mendore, aftësia për të krijuar lidhje etj.

Në fund të librit do të gjeni zgjidhjet e ushtrimeve që do t’ju lejojnë të verifikoni përgjigjet tuaja dhe t’i riktheheni lojës përsëri për të qenë më të saktë herën tjetër.

Informacione shtesë

Pesha 307 g
Përmasat 21 × 14.5 cm
Pages

216

Vlerësim nga klient

5 yje 0
4 yje 0
3 yje 0
2 yje 0
1 yll 0

Komente/Përshtypje

Aktualisht nuk ka komente/përshtypje

Bëhu i pari në vlerësim “100 teste për të stërvitur kujtesën”

Vulnerability Scanner