Jeni në:»», Autorë të huaj, Dramë»Asgjë s’i kundërvihet natës

Asgjë s’i kundërvihet natës

L 1,000

  • Autori: Delphine de Vigan

  • ISBN-10(13): 978-9928-200-60-0

  • Përkthyesi: Krenar Hadëri

  • Titulli në origjinal: Rien ne s’oppose à la nuit

  • Viti i botimit: Korrik 2016

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuha: Shqip-Albanian

  • Çmimi: 1000 lekë

Përshkrimi

Në 2008, në moshën 71-vjeçare, Lysila vret veten. Këtë do ta zbulojë e bija, Delfina, autorja e këtij libri. Një mëngjes janari, ajo hyn në dhomën e saj dhe e gjen të ëmën shtrirë në shtrat, pa fill jete.
Pyetjes “pse e bëri?” nuk mund t’i gjesh përgjigje dhe Delphine de Vigan, prej kohësh shkrimtare e njohur, i bën ballë tundimit për t’i kushtuar një libër. Por, “një dritë e fshehtë që vjen nga e zeza” e cyt dhe e shtyn të marrë penën në dorë, sidoqoftë e sigurt që “me anë të të shkruarit asgjë s’mund të zbulosh. E shumta, të jep mundësinë të ngresh pyetje e të rrëmosh në kujtesë”.

Lysila ishte një grua e bukur, që e admironin dhe e donin të gjithë, por që mbarte brenda vetes një plagë të thellë. “Dhembja e Lysilës, nënës sonë, na ka shoqëruar të dyja, mua dhe time motër, përgjatë fëmijërisë, e më pas, në gjithë jetën tonë… Familja ime personifikon njëherësh, anën më të gjallë dhe të mahnitshme të haresë dhe jehonën e pareshtur të të vdekurve, trokitjen e fatkeqësisë. Sot jam e vetëdijshme që ajo pasqyron, ashtu si në shumë familje të tjera, fuqinë shkatërruese të Fjalës dhe të heshtjes.
Ky libër ndoshta nuk është gjë tjetër veçse historia e një kërkimi, i cili mbart në vetvete gjenezën e tij, përçartjet e rrëfimit, përpjekjet e pambarimta. Një
lloj hovi, ndonëse ngurrues dhe i mangët, nga unë te nëna ime.” Në këtë kërkim të jashtëzakonshëm në thellësitë e kujtesës së familjes, aty ku kujtimet më të shndritshme jetojnë krah për krah me sekretet më të tmerrshme, shpalosen me forcë të gjitha jetët tona, mëkatet dhe plagët e tyre.

Asgjë s’i kundërvihet natës” ka fituar katër çmime të rëndësishme (Prix du roman Fnac 2011; Prix Renaudot des lycéens 2011; Prix roman France Télévisions 2011; Grand prix des lectrices de Elle 2012) dhe ka shitur mbi gjysmë milion kopje vetëm në Francë.
Ai është përkthyer në tridhjetë vende të botës.

Informacione shtesë

Pesha 392 g
Përmasat 21 × 14 cm
Pages

376

Vlerësim nga klient

5 yje 0
4 yje 0
3 yje 0
2 yje 0
1 yll 0

Komente/Përshtypje

Aktualisht nuk ka komente/përshtypje

Bëhu i pari në vlerësim “Asgjë s’i kundërvihet natës”

Vulnerability Scanner