Jeni në:»», Autorë Shqiptarë, Thriller»Bombë në Beograd

Bombë në Beograd

L 800

  • Autor: Albatros Rexhaj

  • ISBN-10(13): 978-9928-175-81-6

  • Përkthyes: Origjinali në shqip

  • Viti i botimit: Maj 2015

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuhë: Albanian

  • Çmim: 800 lekë

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Një armë e shkatërrimit në masë ka nisur rrugëtimin drejt Beogradit. Nëse bomba shpërthen, kjo do të shënojë fundin e luftës në Kosovës, por edhe fillimin e Luftës së Tretë Botërore.

“Bombë në Beograd” është një rrëfim i zhanrit thriller, i shkruar në stilin e prozës filmike, plot aksion, ankth dhe intriga. Edhe pse janë viktima të një represioni sistematik, personazhet janë njerëz të ushqyer me ideale fisnike dhe jo nga urrejtja për kombe dhe raca të tjera. Kjo gjen shprehje më së miri në pikat kritike të rrëfimit, ku personazhet i rezistojnë tundimit që të përqafojnë zgjidhje moralisht komprometuese.

Në sfond të të gjithë kësaj është dashuria mes dy heronjve kryesorë. Agroni dhe Linda, bashkëluftëtarë dhe dashnorë, janë të përfshirë në një dashuri të pamundur, që autori na e sjell të përshkruar me shumë ndjenja dhe pak fjalë. E ndërtuar në imagjinatën krijuese të shkrimtarit, kjo bombë përfaqësonte tërësinë e zhgënjimit, dhimbjes dhe vuajtjes, të përmbledhur në njëqindvjeçar, por edhe të shpresës dhe të ëndrrave për një të ardhme ndryshe.

Këtë roman, Albatros Rexhaj e ka shkruar në vjeshtën e vitit 1998 (asokohe vetëm 22-vjeçar), menjëherë pas ofensivës së madhe të forcave serbe, kur rreth njëqind mijë trupa serbe u mobilizuan me idenë që të shpartallonin luftëtarët shqiptarë. Botimi i parë arriti të shpërndahet në vetëm dhjetëra kopje, pasi pjesa më e madhe e tirazhit u konfiskua nga policia serbe, por ishte pikërisht ky rrëfim, që vetëm një vit më vonë, Albatros Rexhajt i hapi dyert e shtëpisë botuese prestigjioze “Rizzoli RCS” në Itali.

Në Qershor të vitit 2012, romani “Bombë në Beograd” prezantohet në panairin e librit në Prishtinë, ku radhitet në pesë librat më të kërkuar, ndërsa më pas, për tre muaj rresht, ishte në top të shitjeve në Prishtinë. Me dëshirën e autorit, ky roman tani i prezantohet publikut mbarëshqiptar.

Informacione shtesë

Pesha 295 g
Përmasat 21 × 14 cm
Pages

234

Vlerësim nga klient

5 yje 0
4 yje 0
3 yje 0
2 yje 0
1 yll 0

Komente/Përshtypje

Aktualisht nuk ka komente/përshtypje

Bëhu i pari në vlerësim “Bombë në Beograd”

Vulnerability Scanner