Jeni në:»», Biografi/Histori, Jo Artistikë»Dje, sot, nesër (Sophia Loren)

Dje, sot, nesër (Sophia Loren)

L 1,000

  • Autori: Sophia Loren

  • ISBN-10(13): 978-9928-228-53-6

  • Përkthyesi: Albana Nexhipi

  • Titulli në origjinal: Ieri, oggi, domani

  • Viti i botimit: Mars 2017

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuha: Shqip-Albanian

  • Çmimi: 1000 lekë

Përshkrimi

Sophia Loren, një prej aktoreve më të dashura e të njohura në botë, deri më sot, nuk ishte rrëfyer kurrë. Në këtë autobiografi shndërritëse, të gjallë, ajo çtjerr jetën e saj që nga fëmijëria e një vajze të dobët e zeshkane, e më pas, në rininë e bukur por të pasigurt, e deri në rrugëtimin që do ta çonte këtë rioshe napoletane drejt lavdisë ndërkombëtare.

Kjo historia e Loren-it i ngjan më shumë një përralle, bashkë me ballot, sprovat e rëndësishme dhe princat e kaltër. E megjithatë, pas divës së kinemasë, buzëqesh një grua e ndrojtur, por e vendosur, që ka vuajtur shumë, ka punuar edhe më shumë, ka dashur me pasion të vërtetë e me doza të lehta ironie. Ajo na shoqëron në qytezën e saj të shkatërruar nga lufta, në Romën e filmave të parë amerikanë, në Italinë e viteve të arta.

Ajo na njeh me Marcello Mastroianni-n dhe Cary Grant-in, Charlie Chaplin-in dhe Audrey Hepburnin, e shumë të tjerë. Ajo buzëqesh bashkë me ne mbi tapetet e kuqe në Hollywood, Cannes dhe Berlin.

Një intervistë me Loreta Bërhami.n

Gjithmonë ajo na çon edhe pas perdeve, ku rreh zemra e saj prej bashkëshorteje, nëne, gjysheje, përreth një familjeje të cilën e ka konsideruar gjithmonë, si filmi i saj më i mirë.
I shkruar me zemër, ky libër është një udhëtim entuziasmues në historinë e kinemasë, një roman plot me jetë, një ëndërr që një ditë u bë realitet.

Informacione shtesë

Pesha 386 g
Përmasat 21 × 14 cm
Pages

320

Vlerësim nga klient

5 yje 0
4 yje 0
3 yje 0
2 yje 0
1 yll 0

Komente/Përshtypje

Aktualisht nuk ka komente/përshtypje

Bëhu i pari në vlerësim “Dje, sot, nesër (Sophia Loren)”

Vulnerability Scanner