Jeni në:»», Autorë të huaj, Mosaic, Tituj të rinj»E veçanta e dhjetorit

E veçanta e dhjetorit

L 700

  • Autori: Donal Ryan

  • ISBN-10(13): 978-9928-233-27-3

  • Përkthyesi: Renato Kalemi

  • Titulli në origjinal: The thing about december

  • Viti i botimit: Dhjetor 2018

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuha: Shqip-Albanian

  • Çmimi: 700 lekë

Përshkrimi

Libri me një fjali

Kjo histori, sa e ëmbël, aq dhe e hidhur, na kujton se në jetë jemi të rrethuar nga shpirtra të thjeshtë, të cilët shpesh janë më të thellë e më të mençur se ç’mund të mendojmë.

Informacion i përgjithshëm

Romani “E veçanta e dhjetorit” rrëfen një vit nga jeta e Xhonsi Kanlajfit, një djalosh i vetmuar, pa përvojë, pa miqësi apo ambicie, që jeton në po atë zonë rurale të Irlandës ku ndodhin ngjarjet e romanit “Zemra vërtitëse”, shkruar nga i njëjti autor. Megjithëse i botuar pas këtij të fundit, ngjarjet e paraqitura në romanin “E veçanta e dhjetorit” janë më të hershme: ato zhvillohen para krizës financiare të vitit 2008, që përfshiu jo vetëm Irlandën, por gjithë Europën.

Romani është i ndarë në 12 kapituj, ku në secilin prej tyre përshkruhet një muaj nga një vit jetë e Xhonsit. Teksa ekonomia e vendit është në vlim dhe makutëria kthehet në normalitet, Xhonsi përpiqet dëshpërimisht të ruajë atë çka i është familjare, e njohur dhe e ngrohtë, megjithëse ndërkohë ka humbur të gjithë ata që e kanë mbrojtur nga egërsia e jetës. Pas vdekjes së prindërve, Xhonsi trashëgon fermën e familjes dhe një llogari bankare të majme, megjithëse është i paaftë për t’u kujdesur për to. “Gangot” e fshatit dhe mashtrues të ndryshëm e përndjekin, e megjithëse copëza dashurie hyjnë në jetën e tij në vendin dhe kohën më të çuditshme, Xhonsi mbetet njeri i vetmuar, i cili ka vështirësi t’i rrijë pas botës që lëviz me ritme marramendëse.

Në rrëfim gjurmohen me zgjuarsi shkaqet fillestare të rritjes së pakontrolluar të çmimeve të pronave të patundshme, të vuajtjes së shumë të pafajshmëve, si dhe shfaqet shkatërrimi i komuniteteve, që dikur jetonin në harmoni.

Finalist i çmimit Romani i Vitit në Irlandë!

Finalist i çmimit Kerry Group Irish Novel of the Year!

Kritika

Donal Ryan është një shkrimtar-magjistar. Ka një aftësi aq magjepsëse për të rrëfyer një histori, sa ta ka ënda ta lexosh me zë të lartë. Ky roman do të mbushë zemrat e do të pasurojë shpirtrat e lexuesve.

The Guardian

Ky roman përligj plotësisht suksesin që arriti romani i tij i parë, duke analizuar më tej tensionet e pranishme në zemër të jetës rurale, pa lënë asnjëherë përshtypjen se kërkon të kritikojë.

The Irish Times

[…] I shpie lexuesit në mendjen e një njeriu që ka vështirësi të çajë në një botë, të cilën nuk arrin kurrë ta kuptojë plotësisht. Mahnitës!

Booklist

Vepra debutuese e Donal Ryan (“Zemra vërtitëse”) kapërcehet nga ky rrëfim (“E veçanta e dhjetorit”), i cili është i paracaktuar të mbulohet nga çmimet e jurive letrare. […] I fuqishëm dhe përmbushës!

The (London) Sunday Times

Shkrimi i këtij romani është thjesht i jashtëzakonshëm… Herë-herë do t’i bëjë lexuesit të qajnë e herë-herë të qeshin.

Library Journal

Romani i parë i Donal Ryan “Zemra vërtitëse” ishte kandidat për Man Booker Prize dhe fitoi çmimin “Libri i vitit, 2012” në Irish Book Awards. Një fillim jo i keq për karrierën letrare, e vetmja anë negative ishte se ai përveshi mëngët për sfidën e romanit të dytë. Fakti që ai ia doli mbanë, dhe me shumë zhdërvjelltësi madje, dëshmon se kemi të bëjmë me një prej shkrimtarëve të rinj më të talentuar bashkëkohorë.

The Independent

Informacione shtesë

Pesha 320 g
Përmasat 21 × 14 cm
Pages

210

Vlerësim nga klient

5 yje 0
4 yje 0
3 yje 0
2 yje 0
1 yll 0

Komente/Përshtypje

Aktualisht nuk ka komente/përshtypje

Bëhu i pari në vlerësim “E veçanta e dhjetorit”

Vulnerability Scanner