Jeni në:»», Autorë të huaj, Romance»Easy. Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë…

Easy. Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë…

L 900

  • Autor: Tammara Webber

  • ISBN-10(13): 978-9928-162-63-2

  • Përkthyes: Aida Musai

  • Viti i botimit: Maj 2013

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuhë: Albanian

  • Çmim: 900 lekë

Kur Zhaklina e ndjek të dashurin e saj të hershëm të shkollës së mesme në universitetin e zgjedhur prej tij, gjëja e fundit që ajo pret, është që ata të ndahen në muajin e dytë të vitit të dytë. Pas dy javësh të hutuara, ajo zgjohet në realitetin e saj të ri: është beqare, duke ndjekur një universitet shtetëror në vend të një konservatori muzike, e injoruar nga grupi i shokëve të mëparshëm dhe, për herë të parë në jetën e saj, po ngelte në një lëndë.

Duke u larguar e vetme nga një festë, Zhaklina sulmohet nga një shok vëllazërie i ish-it të saj. E shpëtuar nga një i huaj që duket se gjendet në vendin e duhur e në çastin e duhur, ajo s’do gjë tjetër veçse ta harrojë atë sulm dhe atë natë, por, Lukasi, shpëtimtari i saj, është në të njëjtën klasë ekonomie me të. Ai skicon në një bllok dhe ia ngul sytë vazhdimisht. Shoqet e saj mendojnë se ai është kandidati i përkryer për ta bërë Zhaklinën të harrojë ish të dashurin e saj.
Ndërkohë, sulmuesi i saj vazhdon ta përndjekë dhe Zhaklinës do t’i duhet shumë kurajë dhe vetëbesim për të ngritur ballin dhe zërin kundrejt një padrejtësie që i bëhet prej mijëra vitesh shumë grave nëpër botë.

“Easy. Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë…” është një roman romantik për të rinj dhe trajton një temë të ndjeshme e bashkëkohore, atë të dhunës kundër grave.

Informacione shtesë

Pesha 345 g
Përmasat 21 × 14 cm
Pages

316

Vlerësim nga klient

5 yje 0
4 yje 0
3 yje 0
2 yje 0
1 yll 0

Komente/Përshtypje

Aktualisht nuk ka komente/përshtypje

Bëhu i pari në vlerësim “Easy. Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë…”

Vulnerability Scanner