Jeni në:»», Autorë të huaj, Mosaic, Tituj të rinj»Indeksi mesatar i lumturisë

Indeksi mesatar i lumturisë

L 800

  • Autori: David Machado

  • ISBN-10(13): 978-9928-162-87-8

  • Përkthyesi: Ilirjana Agalliu

  • Viti i botimit: Prill 2018

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuha: Shqip-Albanian

  • Çmimi: 800 lekë

Përshkrimi

Libri me një fjali
Ky roman trajton çështjen e vjetër të lumturisë, të arsyeve për të qenë të lumtur dhe hedh pikëpyetje mbi rolin e arritjeve e të sukseseve, ato që botërisht njihen dhe quhen të tilla, në jetën tonë.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

A mund të matet lumturia? Rreth kësaj pyetjeje është ndërtuar romani “Indeksi mesatar i lumturisë” i shkrimtarit portugez David Machado.
Protagonisti i romanit është Danieli, tridhjetë e shtatë vjeç, në kërkim të identitetit të vet dhe të lumturisë, pas traumave të njëpasnjëshme të humbjes
së punës, familjes dhe shtëpisë, në një Lisbonë të fshikulluar dhimbshëm nga kriza ekonomike. Nëse Danieli arrin ta lërë pas të shkuarën, të shkëputet prej saj, ai do të mund të kthehet përsëri në identitet, duke shpëtuar kështu jo vetëm veten, por edhe të gjithë ata që janë të rëndësishëm për të.
Ky roman hedh pikëpyetje të rëndësishme mbi rolin që luajnë arritjet e sukseset, apo çfarë njihen botërisht si të tilla, në lumturinë tonë. A janë vërtet
këto që na bëjnë të ndihemi të lumtur? Apo ndoshta janë gjërat e vogla: një falënderim, një buzëqeshje e ngrohtë, përqafimi i fëmijëve, mbështetja e partnerit… Ndoshta të tjerat janë thjesht një stoli e bukur, antike, por e rëndë, shumë e rëndë. Kush e ka, e mban me krenari, me xhelozi, por kur nuk e kemi, kur fati na bën ta humbim, ndihemi më të lehtë, më të lirë, më vetvetja.

Kritika

 “Indeksi mesatar i lumturisë” është një libër i shkëlqyer, që përballet me tematika të rëndësishme të aktualitetit, në mënyrë origjinale, duke na shtyrë
drejt reflektimit; megjithëse është dramatik, di ta bëjë lexuesin të buzëqeshë, falë stilit të gjallë dhe perspektivës shpresëplotë, por realiste të protagonistit.

– Libri e cultura

Një nga karakteristikat më tërheqëse të romanit është satira që bëhet me fiksimin tonë të përbashkët me statistikat dhe se si përdoren ato nga
ekonomistët e politikanët, për të përcaktuar nivelin e lumturisë. Është një qasje thellësisht antiteknokratike…
Jo se numrat nuk kanë rëndësi. Kanë. Por shpesh, siç sugjeron Machado, duket se harrojmë historitë njerëzore që fshihen pas tyre.

– Euractiv.com

Prekës, realist, shpresëdhënës dhe herë-herë frymëzues, “Indeksi mesatar i lumturisë” duhet të lexohet nga ata që kanë nevojë për një ngritje morali
letrare.

– Star2.com

Danieli është një nga ata që i stërhollojnë gjërat me mijëra pyetje, para se të bëjnë çfarëdolloj veprimi. Kjo është ajo që e bën libri të mrekullueshëm dhe
shumë të këndshëm, paçka vështirësisë dhe pandjeshmërisë së një epoke.
Çështja e solidariteti zë gjithë pjesën e fundit të romanit […] Nuk përbën ndonjë risi të bujshme natyrisht, por në këtë botë të koklavitur, të copëzuar dhe brutale, kërkimi i lumturisë mbetet një kërkim themelor te qeniet njerëzore siç jemi ne.

– SensCritique.com

“Dramatik, realist, herë-herë i hareshëm: ky është një roman mbi shpresën, një rrëfim që na mëson shumë mbi veten tonë. ”

Maria do Rosário Pedreira

Autori

David Machado (1978) është shkrimtar portugez. Ai ka lindur në Lisbonë dhe ka studiuar ekonomi në ISEG Lisbon, para se të bëhej shkrimtar me kohë të
plotë. Fillimisht, Machado u bë i njohur në letërsinë për fëmijë.

Dy prej librave të tij fituan çmime letrare kombëtare të rëndësishme (Branquinho da Fonseca
Prize në 2005, dhe SPA/RTP Author Prize në 2010). Më pas, ai shkroi dhe botoi disa romane dhe tregime për të rritur. Në vitin 2015, fitoi Çmimin Europian të Letërsisë me romanin “Indeksi mesatar i lumturisë”.

Informacione shtesë

Pesha 300 g
Përmasat 14 × 21 cm
Pages

262

Vlerësim nga klient

5 yje 0
4 yje 0
3 yje 0
2 yje 0
1 yll 0

Komente/Përshtypje

Aktualisht nuk ka komente/përshtypje

Bëhu i pari në vlerësim “Indeksi mesatar i lumturisë”

Vulnerability Scanner