Jam ende këtu

L 800

  • Autori: Clelie Avit

  • ISBN-10(13): 978-9928-233-22-6

  • Përkthyesi: Alba Frashëri

  • Titulli në origjinal: Je suis là

  • Viti i botimit: Nëntor 2018

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuha: Shqip-Albanian

  • Çmimi: 800 lekë

Përshkrimi


Ky është titulli i dytë i koleksionit Fluturëzat. Me anë të këtij koleksioni do të sjellim romane të lehta dhe të ëmbla, për të rinjtë e të rejat që kanë ende kohë të ëndërrojnë e të përhumben pak përmes rreshtave të dashurisë.

Emri i koleksionit mëton të na kujtojë emocionet e mëdha dhe fluturat e vogla në stomak, që ndiejmë sa herë biem në dashuri.

Libri me një fjali

“Jam ende këtu” është një roman i aftë të zhvendosë vëmendjen tonë tek ajo që realisht ka rëndësi në jetë: shpresa.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Elsa nuk ka më ftohtë, nuk ka më uri, nuk ka më frikë, sepse pas një aksidenti ka rënë në një komë të gjatë, nga e cila duket se nuk ka për t’u kthyer.

Tibòja ka humbur besimin dhe rrugën e tij. Ai endet në korridoret e spitalit ku është shtruar i vëllai, pas një aksidenti që tragjikisht u ka kushtuar jetën dy vajzave të reja. Hyn gabimisht në dhomën e Elsës. Qetësia dhe aroma e saj e rrethojnë dhe ai, i dëshpëruar për një kontakt të mirëfilltë njerëzor, nis të flasë, të rrëfehet, pa pritur që dikush t’i përgjigjet.

Ai nuk e di që Elsa po e dëgjon. Ajo e mban vesh, pasi prej disa kohësh ka filluar të dëgjojë, megjithëse mjekët, familja dhe miqtë e saj janë dorëzuar dhe po mendojnë të shkëputin fijet dhe tubat që e mbajnë në jetë.

Kështu, krejt natyrshëm, nis të krijohet një lidhje e heshtur, por më e vërtetë se shumë të tjera, të mbushura me hipokrizi. A do ta shpëtojë kjo ndjenjë e re Elsën? Po Tibònë?

Fitues i çmimit Nouveau Talent (Talenti i Ri) i fondacionit Bouygues Telecom, në vitin 2015.

Kritika

“Sepse ka gjithmonë diçka kalorësiake në mbajtjen gjallë të shpresës, ka përherë elegancë në kokëfortësinë e të besuarit te jeta, pa dyshuar kurrë.”

La Vie

“Në këtë roman romantik debutues, një grua në komë dhe një burrë i dëshpëruar i ndryshojnë jetën njëri-tjetrit.”

Publisher’s Weekly- Kirkus Review

Delikat dhe mallëngjyes, një histori e gjallë që të tërheq mes faqeve për të gëzuar dhe vuajtur bashkë me protagonistët. Në këtë libër, nuk ekzistojnë pengesa, as vështirësi, vetëm shpresë. Shpresa për të jetuar e për të dashuruar.

Il rumore dei libri-blog

Informacione shtesë

Pesha 360 g
Përmasat 21 × 14 cm
Pages

174

Vlerësim nga klient

5 yje 0
4 yje 0
3 yje 0
2 yje 0
1 yll 0

Komente/Përshtypje

Aktualisht nuk ka komente/përshtypje

Bëhu i pari në vlerësim “Jam ende këtu”

Vulnerability Scanner