Jeni në:»», Autorë të huaj, Dramë»Lista e dëshirave të mia

Lista e dëshirave të mia

L 500

  • Autori: Gregorie Delacourt

  • ISBN-10(13): 978-9928-175-16-8

  • Përkthyesi: Blerta Hyska

  • Viti i botimit: 2014

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuha: Albanian

  • Çmimi: 500 lekë

Zhoslina (Zho) jeton në një qytezë të vogël në Francë. Ajo ka një dyqan të vogël tekstilesh dhe ka rritur dy fëmijë. Kohët e fundit ka filluar të pyesë
veten se çfarë ndodhi me gjithë ëndrrat që kishte kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeç. A mund të kishte qenë ndryshe jeta e saj?
Pastaj ajo fiton lotarinë, 18.5 milion Euro për të qenë të saktë, dhe papritur gjithë mundësitë e kësaj bote shpalosen para saj. Por ajo vendos të mos e
ndajë me askënd këtë lajm të mirë, as me bashkëshortin e saj, të paktën për pak kohë.

Me çekun e fshehur diku në shtëpi, ajo fillon të bëjë një listë të
gjitha gjërave që mund të bëjë me ato para. Çfarë do të donte ajo të ndryshonte vërtet nga jeta e saj? Me mbi gjysëm milion kopje të shitura vetëm në Francë dhe i përkthyer në 27 vende të botës, ky roman i dytë i Grégoire Delacourt-it njohu një sukses të jashtëzakonshmëm ndërkombëtar. Sipas të përjavshmes franceze
L’Express, ky roman, në një kontekst krize ekonomike, prek ndjeshmërinë e lexuesve që rizbulojnë kënaqësitë e thjeshta të jetës.

Zhoja na mëson se si të
jetojmë modestisht, por të lumtur e të qetë. Ndër vite ajo ka seleksionuar gjërat që duhen ruajtur në kujtesë, gjithmonë më të mirat. Ka diçka
terapeutike në mënyrën e saj të të ekzistuarit, diçka që shëron; deri diku, ky është një libër antidepresiv.
“Lista e dëshirave të mia” është përshtatur për teatrin, në Paris, në vitin 2013 dhe për kinemanë, me një film që pritet të dalë së shpejti.

Informacione shtesë

Pesha 148 g
Përmasat 21 × 14.2 cm
Pages

136

Vlerësim nga klient

5 yje 0
4 yje 0
3 yje 0
2 yje 0
1 yll 0

Komente/Përshtypje

Aktualisht nuk ka komente/përshtypje

Bëhu i pari në vlerësim “Lista e dëshirave të mia”

Vulnerability Scanner