Lord Xhim

L 1,000

  • Autori: Joseph Conrad

  • ISBN-10(13): 978-9928-200-63-1

  • Përkthyesi: Zef Simoni

  • Titulli në origjinal: Lord Jim

  • Viti i botimit: Maj 2016

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuha: Shqip-Albanian

  • Çmimi: 1000 lekë

Përshkrimi

Një nga romanet më të mëdha të Joseph Conrad-it, Lord Xhim, ku kombinohen në mënyrë të shkëlqyer aventura dhe analiza. Xhimi është një djalosh me sedër dhe imagjinatë të fortë, që vesh çdo gjë me një tis të mjegullt romantizmi.
Ai e sheh veten si një hero të pagabueshëm. Prandaj edhe turbullohet kur papritur dhe vetvetishëm braktis një anije në rrezik mbytjeje. Tashmë, një njeri tërësisht i kapluar nga ndjenja e fajit, ai do ta kalojë gjithë jetën duke u munduar të vërë në vend nderin dhe personalitetin e tij. Në valën e turpit, ai udhëton në rajonin ekzotik të Patusanit, ku fiton respektin e banorëve, të cilët, për nderim do ta quajnë “Tuan” Xhim – Lord Xhim.

Këtu ai gjen qetësi dhe respekt brenda vetes. Megjithatë, kur një bandë hajdutësh arrin në ishull, atij i rivihet në dukje veprimi i turpshëm dhe marrëdhënia e tij me njerëzit e ishullit rrezikohet. Një pyetje metafizike përshkon gjithë romanin dhe i jep atij unitet: mos vallë universi vepron qëllimisht kundër një individi të caktuar apo mos është ai i paanshëm dhe indiferent?
Në varësi të përgjigjes mund të vendosim se deri në ç’pikë është dikush përgjegjës për çka bën apo nuk bën. Conrad-i ka hulumtuar thellësisht çështjet e ndërlikuara të nderit të humbur dhe fajit, shpagimit dhe heroizmit. Ndjenjat e pamjaftueshmërisë dhe përgjegjësisë do ta çojnë heroin tonë drejt një fundi të logjikshëm e të pashmangshëm.

Lord Xhim”, një klasik i letërsisë angleze, konsiderohet si një nga 100 romanet më të mira të shekullit XX (Modern Library dhe Le Monde).

Informacione shtesë

Pesha 442 g
Përmasat 21 × 14 cm
Pages

404

Vlerësim nga klient

5 yje 0
4 yje 0
3 yje 0
2 yje 0
1 yll 0

Komente/Përshtypje

Aktualisht nuk ka komente/përshtypje

Bëhu i pari në vlerësim “Lord Xhim”

Vulnerability Scanner