Muza e haresë

L 1,200

  • Autori: Goliarda Sapienza

  • ISBN-10(13): 978-9928-228-08-6

  • Përkthyesi: Aida Baro

  • Titulli në origjinal: L’arte della gioia

  • Viti i botimit: Korrik 2016

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuha: Shqip-Albanian

  • Çmimi: 1200 lekë

Përshkrimi

“Muza e haresë” është libri rebel dhe skandaloz i një shkrimtareje të jashtëzakonshme. Është një roman aventure, një autobiografi e trilluar. 

Modesta është një grua siciliane, “kock’e fortë”, me një gjallëri dhe pasion të pazakontë, thuajse imorale për rregullat e shoqërisë së asokohshme, tek e cila dëshirat epshore gërshetohen me zgjuarsinë. Ajo përshkon të gjitha tufanet historike dhe stuhitë sentimentale, e mbrojtur nga një hajmali e paepur e brendshme: muza e haresë.
Modesta lind më 1 janar 1900 dhe qysh prej atij çasti veçse ndërton e formon vetveten, pjesë pas pjese, gabim pas gabimi, gëzim pas gëzimi. Ajo përjeton mbi kurrizin e vet të gjitha detyrimet e mundshme që i shtron jeta përpara, krejt shpërfillëse ndaj sjelljeve të kohës, ndaj gjykimit të njerëzve, ndaj zakoneve shoqërore, seksuale dhe fetare.

Historia e saj është ajo e një shpirti dhe e një trupi, krejtësisht të pazgjidhshëm nga njëri-tjetri, që përshkojnë shekullin XX, me vullnetin dhe ndërgjegjen për të qenë vetvetja, plotësisht dhe me çdo kusht, pa iu ndrojtur vetmisë, pikëllimit, keqkuptimeve, luftës dhe dhunës.
Kryefjala e jetës së saj është liria. Mosbindja është virtyti i saj më i lartë.

Muza e haresë është një roman formimi, por edhe erotik, politik dhe sentimental.

Informacione shtesë

Pesha 600 g
Përmasat 21 × 14 cm
Pages

650

Vlerësim nga klient

5 yje 0
4 yje 0
3 yje 0
2 yje 0
1 yll 0

Komente/Përshtypje

Aktualisht nuk ka komente/përshtypje

Bëhu i pari në vlerësim “Muza e haresë”

Vulnerability Scanner