Jeni në:»», Autorë të huaj, Të tjerë»Ne jemi pafundësi

Ne jemi pafundësi

L 800

  • Autori: Stephen Chobsky

  • ISBN-10(13): 978-9928-162-98-4

  • Përkthyesi: Ilir Baçi

  • Viti i botimit: 2013

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuha: Albanian

  • Çmimi: 800 lekë

“Romani “Ne jemi pafundësi” i autorit amerikan Stephen Chbosky është romani i tij i parë, botuar më 1999, është romani që rrëfen rritjen e njeriut, kalimin dhe përballimin e fazës së vështirë të adoleshencës, periudhës kur njeriu ndeshet me vështirësitë e para të jetës, kur fillon të formojë karakterin, mënyrat e përballjes me të tjerët dhe veten, shqetësimet e ndryshme të personalitetit që mund të shpien në degradimin shpirtëror dhe moral të të rinjve.

“Ne jemi pafundësi” është historia e Çarlit, një djaloshi 14-15 vjeçar në vitet ’90-të, i ndrojtur, introvers, shumë më i zgjuar për moshën që ka, e megjithatë ai mbetet në hije e mënjanohet nga shoqëria. Subjekti dhe historia zhvillohen në formë epistolare, Çarli i shkruan letra një të panjohuri, letra në të cilat i rrëfen për jetën e vet, të familjes dhe shokëve që e rrethojnë. Në përballjet e tij me drogën, me dhunën, me emargjinalizimin, bashkëudhëtare do t’i jenë muzika, librat, kinemaja.

Kritikët e kanë cilësuar si një libër realist për adoleshentët, dhe një libër nostalgjik për të rriturit. Një nga vlerat e këtij librit qëndron në faktin se shërben thuajse si një udhëzues, si një referencë për shumë titujt të tjerë librash, të këshillueshëm për moshat rinore, titujt
këngësh e grupe të ndryshme muzikore, filma me një ndikim të madh në fushën e kinematografisë.

Disa vite më vonë, më 2012, vetë autori do të bëhet dhe regjisori i filmit me një të njëjtin titull “Ne jemi pafundësi” (The perks of being a wallflower) me aktorët e rinj Logan Lerman, Ezra Miller dhe Emma Watson.

Informacione shtesë

Pesha 278 g
Përmasat 18 × 12 cm
Pages

244

Vlerësim nga klient

5 yje 0
4 yje 0
3 yje 0
2 yje 0
1 yll 0

Komente/Përshtypje

Aktualisht nuk ka komente/përshtypje

Bëhu i pari në vlerësim “Ne jemi pafundësi”

Vulnerability Scanner