Jeni në:»», Biografi/Histori, Jo Artistikë»Pa mëri – Publicistika e jetës sime

Pa mëri – Publicistika e jetës sime

L 1,000

  • Autor: Amik Kasoruho

  • ISBN-10(13): 978-9928-162-60-1

  • Përkthyes: Origjinali në shqip

  • Viti i botimit: Maj 2013

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuhë: Albanian

  • Çmim: 1000 lekë

Libri me një fjali

Jeta e një njeriu, e ndërprerë nga një regjim dhe e rinisur shumë kohë më vonë, pasuria shpirtërore e mohuar, e ndaluar për një “biografi të keqe”, por e ringjallur sërish.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Një përmbledhje shkrimesh dhe intervistash të botuara në shtyp që prej ditës kur heshtjes thuajse gjysmëshekullore mundi t’ia hiqte prangat që i ndrynë fjalën e lirë.

Një libër i ndarë në tri pjesë: shkrime letrare e publicistikë, intervista dhe fjala e të tjerëve.

Analiza për letërsinë shqipe dhe rolin e saj, për përkthimet dhe përkthyesit që sollën në shqip klasikët dhe veprat më të mira të letërsisë botërore, për veçantitë estetike të veprës dhe jetës së autorëve të njohur shqiptarë e të huaj, si Prendushi, Koliqi, Allende, Pirandello etj., për personazhe tipike të letërsisë shqipe; rolin e Kishës Katolike përgjatë historisë shqiptare për shkollimin dhe edukimin e të rinjve; analiza publicistike për probleme politiko-shoqërore.

Në pjesën e dytë janë përfshirë intervistat e dhëna nga autori për median.

Ndërsa në pjesën e tretë është fjala e të tjerëve, shkrime për jetën dhe veprën e Amik Kasoruhos, rolin dhe kontributin e tij si shkrimtar, e veçanërisht si përkthyes që ka bërë të flasin shqip një sërë veprash botërore.

Informacione shtesë

Pesha 462 g
Përmasat 21 × 14 cm
Pages

462

Vlerësim nga klient

5 yje 0
4 yje 0
3 yje 0
2 yje 0
1 yll 0

Komente/Përshtypje

Aktualisht nuk ka komente/përshtypje

Bëhu i pari në vlerësim “Pa mëri – Publicistika e jetës sime”

Vulnerability Scanner