Steve Jobs

L 1,200

  • Autor: Walter Isaacson

  • ISBN-10(13): 978-9928-124-74-6

  • Përkthyes: Taulant Hatia

  • Viti i botimit: Qershor 2012

  • Nr. i botimit: I katërt

  • Gjuhë: Albanian

  • Çmim: 1200 Lekë

Me më shumë se dyzet intervista të bëra në një periudhë dyvjeçare me Steve Jobsin, si dhe mbi njëqind intervista me shokë, familjarë, kundërshtarë, konkurrentë dhe kolegë, Isaacsonit iu dha një qasje “ekskluzive dhe e papërsëritshme” në jetën e tij.

Ky libër rrëfen jetën e themeluesit të kompanisë Apple nga lindja e deri në vdekjen e tij të bujshme. Aty zbulojmë, jo me pak habi, se si ky njeri aq krijues e i vullnetshëm, ishte edhe një maniak i përsosmërisë, një individ i egër, pa shumë skrupuj, me një karakter shumë të vështirë. Jobsi arrinte t’i egërsonte dhe t’i dëshpëronte njerëzit rreth tij. Por personaliteti dhe produktet qenë të ndërlidhura, ashtu siç janë të ndërlidhura hardueri dhe softueri në produktet Apple.

Ju ftojmë të filloni leximin e këtij libri të mrekullueshëm që këtu.

Walter Isaacsoni ka thënë: “Tek e shihja që luftonte kundër sëmundjes me një vullnet shembullor e forcë emocionale që të habiste, filloi të më dukej shumë bindës dhe kuptova se sa shumë nga personaliteti i tij kishte hyrë në produktet që kishte krijuar. Pasionet, demonët, dëshirat, delli i artistit, djallëzia dhe fiksimi për kontroll ishin tërësisht të lidhura me qasjen e tij ndaj biznesit, prandaj vendosa ta shkruaj përrallën e tij si një rast studimor mbi krijimtarinë.”

Kritika

Që nga botimi i tij e deri më sot, libri “Steve Jobs” është ende në listën e librave më të shitur të New York Times-it dhe në shumë të tjera. Ja çfarë kanë thënë disa nga gazetat dhe revistat më prestigjoze për të.

New York Times:

“Skeptik mbas skeptiku, shumë veta bënë gabimin ta nënvlerësonin Steve Jobsin. Isaacsoni ka përmbledhur shumë nga kritikat dritëshkurtra ndaj një karriere të jashtëzakonshme. ‘Na vjen keq Steve, ja pse dyqanet Apple nuk do funksionojnë’, shkroi Business Week në faqe të parë në 2011. ‘Ka mundësi që iPodi të bëhet një produkt për pak vetë’, tha një profesor nga Harvardi. ‘Teknologjia e lartë nuk mund të modelohet dhe t’u shitet konsumatorëve’ tha Z. Skalli në 1987. Jobsi qeshte gjithmonë i fundit. Libri ‘Steve Jobs’ na trishton edhe pak më shumë, pasi e qeshura e tij tashmë ka heshtur.”

Malcom Gladwell për New Yorker:

“Isaacsoni fillon me origjinën e thjeshtë të Jobsit në Silicon Valley dhe triumfin e parë në Apple, duke vazhduar me përjashtim përulës nga kompania që ai krijoi. … Kur ai u kthye në Apple, natyrisht që lexuesi priste ta gjente më të mençur e më të sjellshëm falë udhëtimit të tij të stuhishëm. Por jo, ai kurrë nuk u tregua më i mençur apo më i sjellshëm. Në spital, në fund të jetës së tij, ai provoi gjashtëdhjetë e shtatë infermiere para se të gjente tri që i pëlqenin.

Forbes:

“Nëse ende nuk e keni lexuar biografinë e mrekullueshme, frymëzuese dhe më të shitur “Steve Jobs” nga Walter Isaacsoni, lexojeni sa më shpejt… Kur një njeri i madh vdes, termitet gjithmonë e hanë pak e nga pak reputacionin e tij. Në rastin e Jobsit, është e lehtë t’i imagjinosh qortimet: mungesa e delikatesës në lidhje me menaxhimin e të punësuarve, përfshirja e tij në skandalin e opcioneve, mungesa e interesit filantropik; kaq mjafton dhe arritjet e tij nuk do të duken të habitshme në të ardhmen. Ky libër do t’i mbajë larg termitet, të paktën për ca kohë. Dhe kur të sulmojnë me të vërtetë, kjo kryevepër do jetë në qendër të mbrojtjes.”

Financial Times:

“Ja ku qëndron bukuria e vërtetë e historisë së Steve Jobsit. Edhe mbas gjithë nekrologjive dhe kujtimeve të muajit të kaluar, me gjithë familjaritetin e një pjese të madhe të këtij libri, i cili është shkruar me pjesëmarrjen e thellë të Jobsit, tregimi i plotë i Isaacsonit e meriton lexueshmërinë e gjerë që patjetër do të ketë.

Guardian:

“Një vepër monumentale… Libri i Isaacsonit është i mbushur me momente që do t’ju lënë gojëhapur…”

Media shqiptare:

Vitrina e librit në Top Channel

Albanian Screen

Gazeta Panorama

Informacione shtesë

Pesha 803 g
Përmasat 23 × 15.1 cm
Pages

638

Vlerësim nga klient

5 yje 0
4 yje 0
3 yje 0
2 yje 0
1 yll 0

Komente/Përshtypje

Aktualisht nuk ka komente/përshtypje

Bëhu i pari në vlerësim “Steve Jobs”

Vulnerability Scanner