Jeni në:»», Autorë të huaj, Thriller»Trashëgimia e Stonhenxhit

Trashëgimia e Stonhenxhit

L 1,000

  • Autor: Sem Krister

  • ISBN-10(13): 978-9928-124-19-7

  • Përkthyes: Lira Sejdini

  • Viti i botimit: 2011

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuhë: Albanian

  • Çmim: 1000 lekë

Libri “Trashëgimia e Stonhenxhit” është një debutim mjaft i suksesshëm i shkrimtarit Sem Krister. Vendi, të cilit ai i kushtohet, është i mbushur përplotë me mistere. Stonhenxhi është një monument antik që ngrihet madhështor në Pllajën Sallsberi, në jugperëndim të Anglisë. I ndërtuar rreth vitit 3100 para Erës së Re, origjina dhe qëllimi i tij mbeten temë debati në gjithë botën. Stonhenxhi është i përbërë nga gurë që formojnë një qark të jashtëm, një të brendshëm dhe një patkua brenda tij. Se ku u morën këta gurë dhe si u transportuan atje mbetet ende një enigmë.
Gurët peshojnë dy deri në tre tonë, pra janë shumë të mëdhenj për t’u transportuar nëpër zonat rurale, nëse janë lëvizur nga njerëzit.  “Trashëgimia e Stonhenxhit” është një tablo e shkëlqyer e këtyre historive të fshehta dhe e kodeve të mistershme, që mbartin në vetvete të vërteta të dhimbshme. Plot me simbole, tension dhe detaje tërheqëse për historinë e njërit prej monumenteve më të mistershme të botës, Trashëgimia e Stonhenxhit është një sukses ndërkombëtar, që mund të rivalizojë edhe Dan Braunin më të mirë. Libri është përkthyer në 32 gjuhë të botës.
Tetë ditë para solsticit të verës, një njeri masakrohet në një ritual sakrifikues, gjakngrirës, në vendin e lashtë të Stonhenxhit, përpara një grupi adhuruesish. Më pas, profesor Nathaniel Çeizi, një prej zbuluesve të thesareve më të njohura në botë, vret veten, duke lënë pas një letër shumë të mistershme për djalin e tij, arkeologun Gideon Çeiz. Gideoni do që të zbulojë sekretet e jetës së fshehtë të të atit. Ditarë të mbushur me kode, të cilat mund t’i deshifrojë vetëm ai, e çojnë Gideonin në zbulimin e një Lidhjeje misterioze, plot sekrete, simbole dhe rite sakrifikimi. Ekziston një fill i fshehtë, një fill që lidh struktura të rëndësishme shtetërore dhe publike me këtë Lidhje të mistershme. Anëtarët e saj janë kudo në polici, në gjykata dhe në burgje. E fshehta e tyre është jeta kushtuar tërësisht Lidhjes.
Gideoni nuk mund t’i besojë askujt. Por, së bashku me Megan Bejkërin, një detektive tepër të guximshme, ai vendos t’u shkojë deri në fund gjërave. Përpara tij shpalosen vende të shenjta: Faltorja, Kripta e të Lashtëve, Guri i Gjakderdhjes, të cilët ngërthejnë secili një simbolikë të veçantë, si dhe sekreti më i madh të jetës së Gideonit, të cilin ia rrëfen e ëma nga shtrati i vdekjes. A do të mundet Gideoni të shpëtojë viktimën e radhës nga kthetrat e Lidhjes?
Kritika
Me një efikasistet djallëzor, historia është ndërtuar mbi një përshkrim shumë real të legjendave mbinjerëzore që përshkojnë Stonhenxhin, i cili vizitohet çdo vit nga miliona turistë…. Den Brauni duhet të përgatitet për një rival të vërtetë….
– Le Parisien 
 
Vini re, ky do të jetë një bestseller! Autori është mjaft i aftë dhe ky roman i ka të gjitha karakteristikat për të qënë një libër që nuk mund të lihet përgjysëm.
– Femme Actuelle 
Një kënaqësi pa ndërprerje plot me sekrete, konspirimi dhe aventura. Krister do t’ju gozhdojë nga fillimi deri ne fund. …
– Steve Berry, autori i “The Amber Room” 
Trashëgimia e Stonhenxhit është tërheqës në një mënyrë rrënqethëse duke ndërthurur aktivitetet pothuajse satanike të një kulti të hershëm me një sekuestrim krejt modern. … Ky libër bashkon të vërtetat e dyshimta dhe teoritë e hershme mbi ndërtimin dhe qëllimin e Stonhenxhit. Mbi to autori ka ndërtuar një histori shumë të freskët.
– James Becker, autori i “The Moses Stone”

Informacione shtesë

Pesha 534 g
Përmasat 21 × 14 cm
Pages

450

Vlerësim nga klient

5 yje 0
4 yje 0
3 yje 0
2 yje 0
1 yll 0

Komente/Përshtypje

Aktualisht nuk ka komente/përshtypje

Bëhu i pari në vlerësim “Trashëgimia e Stonhenxhit”

Vulnerability Scanner