Tre ujqit e vegjël

L 400L 600

  • Autori: Evjenios Trivizas
  • ISBN-10(13): 978-9928-233-36-3

  • Përkthyesi: Romeo Çollaku

  • Illustrations: Helen Oxenbury
  • Titulli në origjinal: n.d

  • Viti i botimit: Shkurt 2019

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuha: Shqip-Albanian

  • Çmimi: 400/600 lekë

Përshkrimi

Libri me një fjali

Një përrallë e lashtë, e lexuar “ndryshe” na tregon se muret nuk shërbejnë për të na mbrojtur, se ka kufij që mund të kapërcehen dhe e keqja mund të shndërrohet në të mirë.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Një libër me të vërtetë plot humor, që i referohet përrallës së njohur “Tre derrkucët”.
Tashmë, rolet janë ndërruar, ujku s’është më i ligu i përrallave dhe as derrkuci aq i mirë sa herët e tjera. Tre ujq, tashmë në moshën për të jetuar më vete, duan të ndërtojnë shtëpizën e tyre, mirëpo mëma i paralajmëron që të ruhen nga derri i keq dhe dinak, Runi-Runi.

Si në përrallën klasike, ujqit e vegjël, përpiqen tri herë të ndërtojnë një shtëpi të fortë, por për çdo herë, derri i keq ua shkatërron atë. E megjithatë ata do të gjejnë një rrugëdalje, një zgjidhje surprizuese dhe të këndshme.

Ndoshta fëmijët, që njohin historinë e vjetër, mund të çuditen dhe të pyesin “Po derrat nuk janë të fortë si ujqit. Si mund të jetë i rrezikshëm Runi-Runi?” Derri i madh dhe i keq personifikon njeriun e djallëzuar, personazhin që përpiqet, pa asnjë arsye të dukshme, të shkatërrojë e të prishë harenë. Në këtë metaforë, derri është përdorur si përfaqësues i errësirës që struket shpesh në shpirtin e njeriut, duke na kujtuar vagëllimthi “Fermën e kafshëve” të Oruellit.

Siç do ta lexoni dhe vetë, në fakt, derri një arsye e ka dhe autori ka krijuar një fabul moderne që na lejon të reflektojmë mbi veten dhe mënyrën se si bashkëveprojmë me të tjerët.
Ilustrimet në akuarel të Helen Oxenbury-t plotësojnë në mënyrë të përkryer tekstin e shkruar nga Trivizas. “Tre ujqit e vegjël” qe një nga librat më të shitur në Sh.B.A. dhe fitoi një sërë çmimesh dhe vlerësimesh letrare. Ai u shpall si një nga librat më të vlerësuar nga Shoqata e Librarëve Amerikanë (ALA Notable Book), libri më i mirë i Revistës së Bibliotekave Shkollore (School Library Journal) dhe fitoi çmimin e artë të përzgjedhjes së prindërve (Parents’ Choice Gold Award).

Kjo vërtet është një përrallë për fëmijë të moshës 5-9 vjeç, por edhe të rriturit mund të nxjerrim mësimet e tyre nga historia e tre ujqve të vegjël.

Kritika:

“…libri më zbavitës i vitit… një libër krejtësisht i veçantë me ilustrime, që do të kënaqë gjithë familjen.” – Junior Bookshelf

“…fëmijët do të shkrihen gazit qysh në fillim.” – Kirkus Reviews

“Çdo faqe është plot me nota komike.” – The Times

“Vetëm shkrimtarët më të talentuar mund të prekin një përrallë klasike dhe të krijojnë diçka pothuajse aq argëtuese dhe domethënëse sa origjinali.”

The Economist

1) O ujqthit e mi të mirë, tani ju u rritët dhe erdhi koha të ndërtoni shtëpinë tuaj. Udhë të mbarë pra dhe mos e harroni këtë këshillë që po ju jap: Ruajuni nga Runi-Runi, nga derri i keq dhe dinak!
– Rri e qetë, mama, do t’i bëjmë sytë katërmbëdhjetë, i premtuan ujqërit e vegjël dhe u nisën për rrugë.
2) O ujqthit e mi të vegjël, o ujqtha të frikësuar, hapeni pak derën ju, o të uruar!
– Nuk kemi ikur mendsh! – u përgjigjën ujqërit e vegjël.
– Po s’e hapët me nxitim, do shfryj me forcë dhe me tërbim! Mjaft të shfryj bulçitë një herë dhe shtëpinë e hedh në erë!
3) Tre ujqit e vegjël iu futën punës dhe ndërtuan një shtëpi prej lulesh: një mur me zambakë e me vjollca të freskëta, një mur me krizantema e me jargavanë, një mur me ciklaminë e me jaseminë dhe një mur me anemona e me trëndafila të kuq si zjarri.
I vendosën një çati me lulediej dhe një lulekambanë që shërbente si zile. Shtruan në sallon tapete prej kamomili, kurse vaskën e banjës e mbushën me zambakë uji.

Informacione shtesë

Pesha 160 g
Përmasat 216 × 270 cm
Book Cover

e thjeshtë, Speciale

Vlerësim nga klient

5 yje 0
4 yje 0
3 yje 0
2 yje 0
1 yll 0

Komente/Përshtypje

Aktualisht nuk ka komente/përshtypje

Bëhu i pari në vlerësim “Tre ujqit e vegjël”

Vulnerability Scanner