Viljevo

L 800

  • Autori: Luka Bekavac

  • ISBN-10(13): 978-9928-233-23-3

  • Përkthyesi: Ben Andoni

  • Titulli në origjinal: Viljevo

  • Viti i botimit: Nëntor 2018

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuha: Shqip-Albanian

  • Çmimi: 800 lekë

Përshkrimi

Libri me një fjali

Forca e shtypjes është në përpjesëtim të drejtë me forcën e rezistencës e me dëshirën për liri, në Kroaci a kudo. Kjo histori përgjimesh e lufte për mbijetesë, si dhe përpjekjesh për ringritje, mund të jetë zhvilluar gjatë verës së vitit 1943, a kurdoherë.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Viljevo është një roman për kujtesën, traumën dhe ndërkomunikimin: njëtriptik me tri zëra, që lidh fort historiografinë, romanin modern dhe prozëne përpunuar me kujdes, në të cilën janë shtuar tekste jashtëletrare e teknike. Pjesa hyrëse e fton lexuesin të ndjekë arratinë e dy motrave në një të shkuar të çuditshme, në fshatin slloven me emrin Viljevo. Kohën dhe hapësirën e saktë nuk di ta thotë kurrkush, ashtu sikurse vite më vonë asnjeri nuk do të dijë tëshpjegojë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Në pjesën e dytë, të titulluar “Në pasmesnatë”, tregohet vijimësia e fatit të personazheve të pjesës së parë, shkruar në trajtën e një transkripti të copëzuar bisedash, plot me korrigjime, ku mes germave të ftohta ngrihen dyshimet e mëdha të boshtit të veprës. Ngjarjet e pjesës së tretë, që vendosen në Osijekun e vitit 1943, ndjekin zhurmat e një radiostacioni ilegal antifashist. Pengesat e mistershme teknike aq sa shpjegojnëtërësinë e veprës, aq edhe hapin rrugë të reja për interpretim.

Kritika

“Në romanin Viljevo, kategoria e kohë-hapësirës thërrmohet e bluhet në mes të fjalive, sekuencave binare dhe transkripteve të bisedave, shpeshherë fragmentare e të ndërprera me ca sekonda, duke krijuar një lloj të ri të letërsisë, që do ta bëjë lexuesin aktiv e të përfshirë në vepër.”

Marijo Glavaš, mvinfo.hr

“Kjo është një histori krejtësisht e stilizuar (…). Bekavaci në këtë roman tregon zë të veçantë autorial, që kurrë nuk humbet vëmendjen e lexuesit në labirintet e historisë e të kujtesës.”

Gordan Duhachek, tportal

“Në këtë vepër me tematikë sa sllave, aq edhe botërore, lexuesit i është lënë në dorë çelësi i interpretimit, e ai duhet të gjejë të shkuarën e të zhbirojë në një kohë të pakohë.”

Jagna Pogačnik, Jutarnji list

Informacione shtesë

Pesha 390 g
Përmasat 21 × 14 cm
Pages

224

Vlerësim nga klient

5 yje 0
4 yje 0
3 yje 0
2 yje 0
1 yll 0

Komente/Përshtypje

Aktualisht nuk ka komente/përshtypje

Bëhu i pari në vlerësim “Viljevo”

Vulnerability Scanner