Ylber hëne

L 600

  • Autori: Emmanuelle Pagano

  • ISBN-10(13): 978-99928-228-58-1

  • Përkthyesi: Edmond Tupja

  • Titulli në origjinal: Les adolescents troglodytes

  • Viti i botimit: Maj 2017

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuha: Shqip-Albanian

  • Çmimi: 600 lekë

Përshkrimi

Ylber hëne

Adela është shoferja e autobusit të shkollës; çdo ditë ajo sfidon pllajën e lartë malore duke shoqëruar në shkollë disa fëmijë që jetojnë në shtëpi të izoluara.
Shtëpi që ngjajnë me “fermën e fundit”, ku ajo është rritur, e që një liqen artificial e ka fshirë nga faqja e dheut së bashku me fëmijërinë e saj. Atëherë, Adela ishte një djalë i vogël ose më saktë “një vajzë në trupin e një djali”. Kur u kthye në qytezë, pas operacionit të saj, askush nuk e njohu.

Njerëzit e mirëpritën dhe i dhanë punë. Ajo tashmë punon si shoferja e autobusit të shkollës, merr e çon rreth dhjetë fëmijë e adoleshentë, disa vëllezër e motra, historitë e të cilëve përzihen me të sajën.
Vajzat e reja që ajo shoqëron me autobus janë një pasqyrë e dhimbshme: njëra ngjason shumë me adoleshenten që Adela do të kishte dashur të ishte, gazmore, sensuale, e dashuruar; një tjetër është një motër e madhe,shumë e kujdesshme ndaj vëllait të vogël. Adela nuk ka qenë kurrë motra e madhe.
Akseli, vëllai i vogël, nuk e kupton. U bënë dhjetë vjet që ai nuk pranon ta takojë e as t’i flasë, derisa një aksident në punë e detyron të shtrohet në spital.
Bashkë me dorën, edhe diçka tjetër brenda tij është thyer e dialogu mes tyre nis sërish.

Ky roman është analizuar edhe nga akademikë të ndryshëm ndërkombëtarë, që studiojnë përfaqësimet e transgjinorëve në kulturë.

Ai është fitues i Çmimit Europian të Letërsisë (2009), i çmimit Télérama/France Culture, i Çmimit Lavinal të Pranverës së Lexuesve, i Çmimit të Librarëve Francezë, i çmimit Marguerite Audoux, i çmimit Rosine Perrier e të tjerë.

Informacione shtesë

Pesha 220 g
Përmasat 21 × 14 cm
Pages

176

Vlerësim nga klient

5 yje 0
4 yje 0
3 yje 0
2 yje 0
1 yll 0

Komente/Përshtypje

Aktualisht nuk ka komente/përshtypje

Bëhu i pari në vlerësim “Ylber hëne”

Vulnerability Scanner