Jeni në:»», Blog»“Parajsa e gogolëve”, titulli i parë në shqip nga Daniel Pennac

“Parajsa e gogolëve”, titulli i parë në shqip nga Daniel Pennac

Humori i hollë, dhembshuria dhe dashuritë e një personazhi të veçantë dhe të familjes së tij të pazakontë; këto janë disa nga elementet e romanit të ri “Parajsa e gogolëve” i botuar nga Botimet Pegi, me autor një nga shkrimtarët francezë më të njohur, Daniel Pennac.

Parajsa e gogoleve - Botime Pegi

Parajsa e gogoleve – Botime Pegi

Kryetari i një familjeje të çuditshme (gjashtë gjysmëvëllezër e gjysmëmotra) gjendet i pleksur në një histori të dyshimtë atentatesh, që vulos fatin e tij prej dashi, dash kurbani. Beniamin Maloseni punon në një Qendër Tregtare si dash kurbani… Ai paguhet që të mbartë të gjitha fajet e Qendrës Tregtare në sytë e klientëve.

Kur në Qendër fillojnë të shpërthejnë bomba, që lënë pas nga një a dy viktima, situata komplikohet.

Beniamini bie në dashuri, viktimizohet, bëhet hetues e i dyshuar në të njëjtën kohë… e gjitha kjo e treguar me një humor të hollë, që do t’ju bëjë të qeshni edhe në ditët tuaja më të zymta.Ky libër, i përkthyer në mbi 20 gjuhë, është libri i parë i sagës së Malosenëve.

Pennac i vazhdoi aventurat e Beniaminit dhe familjes së tij edhe në pesë romane të tjerë po aq të hollë e të këndshëm sa edhe ky.
Publiku i interesuar do të përfshijë gjithë lexuesit e rritur (30 vjeç e lart), dashamirësit e romaneve policeske dhe ata të romaneve rozë. Natyrisht, të gjithë ata që çmojnë humorin e thellë, do e preferojnë këtë libër.

Shkarkoni një fragment të librit

Fragment nga libri

Unë nxitoj gjithmonë kur bie telefoni.

– Ben, ke pësuar gjë?

Është Luna, motra ime.

– Si kam pësuar gjë?

– Nga bomba në Qendrën Tregtare?

– Të gjithë u hodhën në erë, vetëm unë shpëtova.

 

Kritika

«Do të qeshni derisa t’ju dalin lot… një roman i një kategorie të veçantë.»

Le Monde

«Në shtëpinë e lagjes arabe të Belvillit, Beni luan rolin e babait të një turme të çrregullt gjysmëvëllezërish e gjysmëmotrash. E gjitha kjo është shumë e këndshme, madje tërheqëse…»

Publishers Weekly

«Skena të jashtëzakonshme, dialogë shumë zbavitës dhe personazhe simpatike e mbajnë lexuesin të mbërthyer. Një goxha libër.»

Kirkus Uk

«Ka ende edhe disa romane të tjera të sagës Malosen që duhen përkthyer. Nëse përmbajnë të njëjtën përzierje humori, misteri dhe thellësie të mprehtë e të natyrshme, do ishte mirë t’i kishim.»

Sun-Sentinel

«Një histori gazmore, idiosinkratike.»

Daily Telegraph

2017-11-23T09:37:40+02:00
Vulnerability Scanner