Jeni në:»», Blog»Sekrete bukurie dhe mirëqenieje

Sekrete bukurie dhe mirëqenieje

Një libër i ri me qindra këshilla e teknika të dobishme për të ndihmuar gratë që shqetësohen për linjën, bukurinë dhe mirëqenien e tyre. Të gjitha lexueset femra mbi 15 vjeç do të rigjejnë veten e tyre falë përmbajtjes së këtij libri.

Sekrete bukurie - Botime Pegi

Sekrete bukurie – Botime Pegi

Ky libër është fryt i bashkëpunimit të tetë ekspertëve të fushave të ndryshme: 2 dietologë, 1 psikoterapist, 1 gastroentorolog, 1 kirurg plastik dhe estet, 1 instruktor sportiv, 1 restaurues dhe 1 stiliste. Faqet e këtij libri janë të ndara në tri seksione: dietetika, gjimnastika dhe bukuria.
Në të lexueset do të gjejnë:

  • Më shumë se 100 ushtrime gjimnastikore të ilustruara, për të arritur formën ideale.
  • Këshilla dietetike dhe disa meny “dietash të veçanta”.
  • Të rejat e fundit të teknologjisë per të rënë nga pesha në shtëpi ose në një qendër bukurie.
  • Këshilla për t’u ndier mirë dhe “për të përkëdhelur” trupin dhe mendjen.
  • Këshilla për t’u veshur me qëllim që të nxjerrim në pah bukurinë e trupit tonë e që të fshehim defektet.

Ky është libri i të gjitha zgjidhjeve për të gjitha femrat.

Shkarkoni këtu një ekstrakt
2017-11-23T09:36:31+02:00
Vulnerability Scanner