Jeni në:»»Angela Nanetti
Angela Nanetti2018-09-05T12:20:46+02:00
 
Angela Nanetti
[wbcr_php_snippet id="21988"]

[wbcr_php_snippet id=”21390″ title=”Merr_Emrin”]

Angela Nanetti lindi në Budrio, Itali, ku kaloi femijërinë dhe adoleshencën e saj. Më pas shpërngulet në Peskara, ku nis profesionin e mësueses në shkollë të mesme.

Në vitet ’80 Nanetti shfaqet suksesshëm në tregun e librit për fëmijë me novelën “Kujtimet e Adalbentos”, e cila përnjëherë u cilësua zbulim në fushën e letërsisë për fëmijë, jo vetën për tematikën që sjell, por edhe për gjuhën kreative dhe të bukur me të cilën përcjell mesazhin e saj.

Duke njohur përkthimin në disa guhë, menjëherë kur doli në treg, libri u vlerësua me çmime të rëndësishme dhe kritika e cilësoi “zgjim përfundimtar dhe të qarte” të letërsisë italiane për fëmijë. Angela Nanetti vazhdon krimtarinë e saj duke e shtrirë prodhimtarinë në një numër të madh tregimesh dhe novelash për femijë dhe adoleshentë. Midis këtyre, vlen të përmendet novela “Gjyshi gazmor”, e cila është përkthyer në njëzet gjuhë të huaja.

Ky libër ka arritur ndër finalistët e “Deutsche Jungendliteratur 2002” dhe ka fituar çmimin Chronos në Francë. Botime Pegi ka botuar këtë libër në Shqipëri, përkthyer nga Natasha Poroçani.

Similar authors

[wbcr_php_snippet id=”21380″ title=”EN_non-albanian_similar”]

Books from the author

[wbcr_php_snippet id=”21426″ title=”Author_Books_EN”]

Vulnerability Scanner