Jeni në:»», Blog»Mjetet, fenomeni ndërkombëtar i botimeve

Mjetet, fenomeni ndërkombëtar i botimeve

Botuar në mbi 35 vende të botës në të njëjtin çast, ky libër është një revolucion mbi metodat e tjera të vetë-ndihmës.

Në shumë vende të botës, “Mjetet” është kthyer në bestseller brenda pak javëve nga botimi i tij. “Mjetet” i jep zgjidhje problemit më të madh që kanë pacientët e psikoterapisë: pritja pambarimisht e gjatë për të nisur ndryshimin e jetës së tyre. Modeli terapeutik tradicional bazohet mbi lëvrimin e së kaluarës, ndërsa Phil Stutz dhe Barry Michels përdorin një arsenal teknikash – pikërisht mjetet – që i lejon pacientët të përdorin problemet e tyre për të arritur te forcat e nënvetëdijes dhe, për pasojë, për t’u vënë në lëvizje.

Mjetet - Botime Pegi

Mjetet – Botime Pegi

Papritur, falë kësaj qasjeje revolucionare, problemet shndërrohen në mundësi – mundësi për të gjetur kurajën dhe disiplinën, për t’u shprehur e për të krijuar.

Për vite me radhë, Michels dhe Stutz, ia kanë mësuar këto mjete një grupi shumë ekskluziv pacientësh dhe tani, “Mjetet”, metoda e tyre revolucionare dhe fuqizuese, është e gatshme për çdo lexues që ka dëshirë të përmbushë gjithë potencialin e tij. Qëllimi i autorëve është pikërisht që jeta juaj të bëhet e jashtëzakonshme – e jashtëzakonshme në qëndrueshmërinë e saj, në përjetimin e lumturisë, në kuptimin e shpirtit njerëzor.

Mbi autorët

Phil Stutz u diplomua në City College në New York dhe më pas studioi mjekësi në New York University. Ai punoi si psikiatër burgu në ishullin Rikers dhe më pas privatisht në New York, para se ta shpërngulte studion e tij në Los Angeles në 1982.

Barry Michels ka një diplomë nga Harvard, ka mbaruar për jurisprudencë në Berkeley, Universiteti i Kalifornisë dhe ka një Master në Punë Sociale nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut. Ai ka punuar si psikoterapist me studion e tij private në Los Angeles që në 1986.

Kritika

Kritikat mbi librin janë të shumta. Më interesantja dhe e para e botuar ndonjëherë është ky artikulli (“Hollywood shadows”, pra “Hijet e Hollivudit”) i prestigjozes “The New Yorker”:

http://www.newyorker.com/reporting/2011/03/21/110321fa_fact_goodyear

Lexim të këndshëm!

2017-11-23T09:40:07+02:00
Vulnerability Scanner