Page 10 - Demo
P. 10
Libër për mësuesin/en83.2 STILI I TË NXËNIT DËGJIMORËshtë kur nxënësi/ja e përvetëson përmbajtjen mësimore me anën e shqisës së dëgjimit. Këta nxënës përvetësojnë më mirë dhe më lehtë njohuritë nëpërmjet bisedave, diskutimeve ku bëhen vlerësime, jepen mendime, përfundime, bëhen analiza etj. Të nxënit përmes dëgjimit zhvillohet nga veprimtari të organizuara nga mësuesi/ja ku kërkohet përfshirja e nxënësve në:- dëgjimin e shpjegimit të njohurive apo një situatë në kontekstin e temës mësimore;- biseda dhe diskutime në grup për prezantimin e punëve të ndryshme;- veprimtari që kërkon të folur të rrjedhshëm dhe të qartë.Në stilin e të nxënit dëgjimor do të gruponim: Brainstorming; Diskutimi; Hulumtimi i orientuar.3.3 STILI I TË NXËNIT KINESTETIKËshtë kur nxënësi/ja përvetëson përmbajtjet mësimore në mënyrë aktive, duke vepruar, luajtur, eksperimentuar, vizatuar etj. Këta nxënës janë më të suksesshëm nëse:- e prekin dhe e ndjejnë përmbajtjen mësimore;- ndërveprojnë me shokët/et dhe mësuesin/en;- ndërveprojnë me mjetet e punës;- përdorin gjuhën e ndjenjave.Në stilin e të nxënit kinestetik do të gruponim: Eksperimenti; Puna në grup; Hulumtimi i lirë dhe i orientuar; vlerësimi i veprave të artit dhe kritika e artit.Të tria këto stile harmonizohen dhe ndihmojnë çdo mësimdhënës të planifikojë veprimtari të larmishme mësimore, duke përdorur mjaft teknika dhe metoda të mësimdhënies.4. TEKNIKA TË MËSIMDHËNIES4.1 Brainstorming (stuhi mendimesh)Mësuesit mund të përdorin brainstorming si një strategji (metodë) e të menduarit, për të ndihmuar nxënësit të gjenerojnë pyetje, ide dhe shembuj dhe të zbulojnë një ide apo një temë qendrore (kryesore). Gjatë aplikimit të brainstorming, nxënësit ndajnë idetë që u vinë në mendje dhe i regjistrojnë këto ide pa bërë gjykime rreth tyre. Mësuesi/ja mund të përdorë këtë metodë gjatë prezantimit të temës (gjatë situatës së të nxënit), për të përcaktuar atë që nxënësit dinë dhe duan (ose duhet) të mësojnë dhe për të orientuar zhvillimin e mësimit dhe reflektimin. Brainstorming stimulon të menduarit rrjedhshëm dhe fleksibël dhe gjithashtu mund të përdoret për të aftësuar nxënësit në zgjidhjen e problemeve artistike.

