Page 100 - Demo
P. 100


                                    Libër për mësuesin/en98Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, Jeta dhe puna, Njohja e kulturavePËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: kllasteri, bisedëMësuesi/ja shkruan në tabelë fjalën “Muze” dhe i fton nxënësit të japin mendimin e tyre rreth kësaj fjale. Nxënësit/et orientohen nëpërmjet pyetjeve: Çfarë dini ju për muzeun? A keni vizituar ndonjë muze? Çfarë objektesh ruan dhe ekspozon një muze? Sa lloje të muzeve njihni? Po në muzeun arkeologjik keni qenë ndonjëherë?Ndërtimi i njohurive të reja: kujtesa pamore, bisedëMësimi vijon me orientimin për të vëzhguar imazhe që tregojnë mbi gërmimet arkeologjike dhe arkeologët në momentin e punës. Nxënësit/et nxiten të vëzhgojnë me vëmendje fotot dhe u shpjegohet roli i shkencës së arkeologjisë dhe të arkeologut. Mësuesi/ja shpjegon që objektet shpesh gjenden të dëmtuara ose kanë nevojë për përkujdesje dhe pyet nxënësit/et nëse kanë ngjitur ndonjëherë vazo të thyer dhe si. Ai/ajo shfaq fotografinë e një restauruesi që ngjit një objekt. Kjo është pikërisht puna e restauruesit.Veprimtaria mësimore vazhdon me diskutimet mbi muzeun arkeologjik, mbi rëndësinë e tij edukative dhe mbi mënyrën e ekspozimit të objekteve për të komunikuar më mirë me vizitorët. Më pas, mësuesi/ja i nxit nxënësit/et të flasin për rregullat që duhen ndjekur gjatë vizitës në muze, duke u nisur nga përvojat e tyre. Ai/ajo i orienton nxënësit/et me rregullat më të rëndësishme që duhen ndjekur gjatë vizitës në muze.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: diskutimiNë fund të orës së mësimi, nxënësit:flasin për muzeun arkeologjik, objektet që ekspozohen dhe mënyrën e ekspozimit;diskutojnë dhe vlerësojnë profesionet e arkeologut dhe të restauratorit;shprehin mendimin e tyre mbi rolin edukues të muzeut dhe çfarë duhet të kenë parasysh gjatë vizitës në muze.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja i udhëzon nxënësit të vizitojnë sa më shumë muze arti, qendra kulturore, punishte artizanati apo studio të artistëve.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104