Page 101 - Demo
P. 101


                                    Art figurativ 699PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 34ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Arti figurativ Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VIÇmuarja dhe vlerësimi estetiko-artistikTema: Vlerësimi i veprave artistike3Rezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor): Analizon punimet, debaton për trajtimin e çështjeve dhe problemeve të artit.Analizon dhe vlerësojë krijimet artistike vetjake dhe të tjerëve duke analizuar, elementet, parimet dhe teknikat e gjuhës artistike.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.1. Lexon rrjedhshëm, me intonacion të duhur, një tekst të caktuar rrëfyes, përshkrues, shkencor ose publi- cistik etj., dhe e komenton atë sipas kërkesës me gojë ose me shkrim.II.7. Krahason ngjashmëritë dhe dallimet e fazave më të rëndësishme nëpër të cilat është zhvilluar një proces/dukuri shoqërore, natyrore ose artistike.III.1. Kërkon dhe përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme (si: libra, revista, doracakë, fjalorë, enciklopedi ose internet), të cilat i shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së dhënë dhe i klasifikon ato burime sipas rëndësisë që kanë për temën.III.7. I parashtron pyetje vetes (pse, çka, si, kur?) dhe organizon mendimet e veta në formë të shkruar për temën apo problemin e dhënë dhe vlerëson përparimin e vet derisa të gjejë zgjidhjen e duhur për problemin e caktuar.IV.3. Diskuton në grup moshatarësh për rëndësinë që ka mbrojtja e mjedisit, për pasojat që sjell dëmtimi i mjedisit për jetën e njeriut dhe propozon masat që duhet të ndërmerren për evitimin e tyre.VI.1. Zbaton dhe respekton rregullat e mirësjelljes në klasë, në shkollë etj., dhe merr qëndrim aktiv ndaj personave që nuk i përfillin ato duke ua shpjeguar pasojat për veten dhe për grupin ku bëjnë pjesë.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):3.2. Identifikojnë dhe dallojnë zhvillimet stilistike në format e ndryshme të veprave artistike (p.sh., portreti në stile të ndryshme, opera në stile e periudha të ndryshme etj.4.1. Komentojnë dhe shprehen për veprat e përjetuara artistike me bisedë, ese, poster, PowerPoint prezantim e forma të tjera shprehëse.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Krahasojmë teatrin grek me amfiteatrin romakFjalët kyçe: amfiteatri romak, teatri grek.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:- vëzhgon imazhe të ndryshme të teatrove grekë dhe amfiteatrove romakë;- nxjerr të dhëna me shkrim mbi karakteristikat e teatrit grek dhe amfiteatrit romak;- krahason dhe rendit karakteristikat e veçanta dhe të përbashkëta të teatrit grek dhe amfiteatrit romak.1 Ky planifikim është një shembull i realizimit të një ore mësimore që ka lidhje me konceptin e çmuarjes dhe të vlerësimit. Ky proces është pjesë e integruar e procesit mësimor të çdo ore për mund të realizohet edhe si njësi mësimore më vete ku nxënësit mund të krahasojnë dy vepra/objekte arti nga historia ose dy punime të tyret.
                                
   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105