Page 102 - Demo
P. 102
Libër për mësuesin/en100Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Arti figurativ 6, imazhe ilustruese të teatrove greke dhe amfiteatrove romake; të dhëna me shkrim.Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, Jeta dhe puna, Njohja e kulturave.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: kujtesa pamore, bisedëMësuesi/ja orienton nxënësit të vëzhgojnë imazhin e Koloseut si simbol i qytetërimit romak dhe teatrin grek dhe të gjejnë dallimet. Ndërkohë ata janë njohur me të dyja këto ndërtesa të rëndësishme, por për të bërë një analizë krahasuese më të thelluar nxënësit kanë nevojë për material shtesë.Ndërtimi i njohurive të reja: kujtesa pamore, hulumtim i orientuar, punë në grupMësuesi/ja i orienton nxënësit të ndahen në grupe. Çdo grup duhet të hulumtojë materialet që ka marrë me vete mbi të këto dy arkitektura. Ata duhet të nxjerrin karakteristikat e veçanta për secilën prej tyre e më pas nëpërmjet krahasimit të gjejnë ato të përbashkëta. Mësuesi/ja i orienton në cilat pika duhet të mbështeten për kërkimin e tyre dhe formatin e diagramit të venit për ta paraqitur atë. Anëtarët ndajnë detyrat dhe fillojnë nga puna.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: diagrami i venit, diskutimiPasi mbarojnë, sistemojnë informacionin sipas kërkesës në formatin e diagramit të venit dhe e kanë shoqëruar me imazhe fotografike. Nxënësit/et çmojnë dhe vlerësojnë karakteristikat e veçanta të teatrit grek dhe amfite- atrit romak dhe karakteristikat e tyre të përbashkëta. Gjithashtu, grupet çmojnë dhe vlerësojnë punën e bërë prej tyre.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURDetyra vendoset nga mësuesi/ja.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

