Page 103 - Demo
P. 103


                                    Art figurativ 6101PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 35ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Arti figurativ Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VIRelacioni art-shoqëriTema: Ekspozita dhe aktivitete kulturoreRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):Merr pjesë në ekspozita e projekte artistike në klasë, shkollë, Galeri e komunitet.Vëren, përjeton, analizon, çmon, vlerëson e gjykon punën artistike në mënyrë analitike-kritike përmes punimeve individuale, grupore brenda dhe jashtë klasës, ekspozitave të organizuara shkollore.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.4. Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.II.6. Interpreton rregullat e zhvillimit të një procesi natyror apo shoqëror, duke e ilustruar atë me shembuj konkretë, si: ilustrim, skicë ose me shkrim.IV.3. Diskuton në grup moshatarësh për rëndësinë që ka mbrojtja e mjedisit, për pasojat që sjell dëmtimi i mjedisit për jetën e njeriut dhe propozon masat që duhet të ndërmerren për evitimin e tyre.1.4. Përkujdeset për shëndetin fizik dhe mendor gjatë aktivitetit fizik dhe sportiv me karakter rekreativ dhe garues, por edhe duke respektuar të tjerët gjatë garës apo lojës.1.5. Identifikon shenjat e rrezikut në prodhime apo objekte konkrete dhe u shpjegon të tjerëve porosinë apo kërkesën e tyre vizuale.VI.6. Dëshmon vetëbesim të lartë në marrjen e vendimeve për veprimet që ndërmerr, pa i dëmtuar interesat e të tjerëve, të cilat kontribuojnë në rritjen e cilësisë së aktivitetit të grupit shoqëror apo të komunitetit.VI.8. Merr pjesë në aktivitetet që promovojnë tolerancën dhe diversitetin kulturor, etnik, fetar, gjinor etj., në shkollë apo në komunitet, në të cilat janë përfshirë moshatarët e të gjitha përkatësive të përmendura që jetojnë në atë mjedis dhe në bashkësinë e gjerë.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):3.3. Njohin ngjarje, institucione, e zhvillime artistike të rëndësishme të periudhave të ndryshme historike në kontekste të ndryshme shoqërore (lokal, regjional, kombëtar, global etj.)1.1. Komentojnë dhe shprehen për veprat e përjetuara artistike me bisedë, ese, poster, PowerPoint prezantim e forma të tjera shprehëse.1.2. Komentojnë krijimet/performimet e veta dhe të të tjerëve duke përdorur terminologjinë dhe konceptet artistike adekuate.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Ekspozita e fundvititFjalët kyçe: ekspozitë, përzgjedhje e punimeve, vendosje dhe ekspozim.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:- zhvillon aftësitë krijuese dhe ndërvepruese;- komunikon në mënyrë efektive me shokët dhe shoqet e klasës;- përdor fjalorin e përshtatshëm artistik mbi gjuhën pamore, teknikat dhe historinë e artit;- diskuton dhe bashkëpunon me të tjerët për ndarjen e punës;- shpreh mendimin e tij/saj për rezultatet e arritura në realizimin e ekspozitës.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:krijimet e nxënësve/eve të realizuara gjatë vitit shkollor në të gjitha tematikat; mjete të tilla si: tabakë letre, ngjitës, gërshërë, pineska etj.
                                
   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107