Page 104 - Demo
P. 104


                                    Libër për mësuesin/en102Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, Jeta dhe puna, Njohja e kulturave, Bashkëjetesa dhe bashkëpunimi.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: bisedëMësuesi/ja u kërkon nxënësve të krijojnë një ekspozitë me punimet e tyre të krijuara gjatë vitit shkollor. Aty ata/ato do të shfaqin punën dhe ecurinë e tyre në lëndën e artit figurative gjatë vitit shkollor. Fillimisht, mësuesi/ja i fton nxënësit të gjejnë një titull për ekspozitën dhe i orienton të diskutojnë për mënyrën se si ndërtohet një ekspozitë dhe të tregojnë për përvojat e tyre në ekspozimin e punimeve.Ndërtimi i njohurive të reja: bisedë, punë grupMësuesi/ja i orienton nxënësit/et se për të hapur një ekspozitë të përbashkët, duhet të punojnë në grupe. Mësuesi/ja e ndan klasën në katër grupe dhe i orienton për ndarjen e punës. Një grup së bashku me mësuesin/ en do të përzgjedhë punët më të mira për secilën tematikë, në mënyrë që çdo nxënës/e të jetë pjesëmarrës/e i/e barabartë në ekspozitë. Është mirë që të ketë punime nga secila tematikë.Grupi i dytë i ndan punimet sipas tematikave dhe i kalon te grupi i tretë, i cili bën vendosjen e punëve në ta- bakët e letrës. Grupi i katërt përcakton dhe ndan hapësirat ku do të vendosen punimet dhe si do të vendosen.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: diskutimiPasi mbarojnë punën, nxënësit/et flasin, diskutojnë për ekspozitën e tyre, për njohuritë që kanë marrë gjatë këtij viti shkollor në lëndën e artit pamor dhe se si i përdorën ato në krijim. Ata/ato diskutojnë për mënyrën e bashkëpunimit dhe rezultatin e ekspozitës.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURDetyra vendoset nga mësuesi/ja.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108