Page 11 - Demo
P. 11
Art figurativ 694.2 DISKUTIMIDiskutimi është një strategji bashkëpunimi përmes së cilës nxënësit shqyrtojnë mendimin e tyre, reagojnë ndaj ideve, përpunojnë informacionin dhe artikulojnë mendimet e tyre duke i shkëmbyer me njëri-tjetrin dhe me mësuesit. Diskutimi mund të përdoret për të qartësuar konceptet, idetë dhe informacionin. Theksi vihet në bisedën dhe dëgjimin e njëri-tjetrit. Nëpërmjet diskutimit, nxënësit mund të krijojnë lidhje midis ideve dhe përvojës dhe të reflektojnë mbi interpretime të ndryshme.4.3 BISEDATBisedat shoqërojnë pothuajse çdo temë që ka të bëjë me njohuritë dhe punën praktike që shoqëron këto njohuri. Nxënësit duhet të diskutojnë nën udhëheqjen e mësuesit/es për punët e tyre dhe të shokëve; si ata/ato kanë përdorur elementet e vizatimit me të cilat janë njohur, si i kanë vënë në shërbim të idesë, si i kanë përdorur elementet e tjera që kanë njohur më parë. Si mund ta realizonin më mirë punën e tyre. Të krahasojnë punët e tyre me atë të shokëve.Të nxjerrin në pah problemet që iu kanë dalë gjatë punës, si i kanë kapërcyer ato ose si duhet ta përmirësojë punën e tyre për të arritur rezultatin e dëshiruar në punimet e tjera etj.Të gjitha këto konkluzione, nxënësi/ja duhet t’i nxjerrë me ndihmën e mësuesit/es pasi ai/ajo është udhëheqësi/ ja i/e bisedës dhe nxitësi/ja i/e bashkëbisedimit.4.4 EKSPERIMENTIEksperimentimi është një metodë thelbësore për artin pamor dhe përdoret shpesh për të bërë lidhjen midis konkretes dhe abstraktes. Eksperimentimi kërkon që nxënësit të hetojnë, testojnë, eksplorojnë, manipulojnë, zgjidhin problemet, marrin vendime dhe organizojnë informacione në mënyrë praktike. Eksperimentimi inkurajon gjithashtu nxënësit që të përdorin aftësitë bashkëpunuese në mënyrë efektive në interpretimin dhe komunikimin e gjetjeve. Eksperimentimi rrit motivimin, mirëkuptimin dhe përfshirjen aktive të nxënësve dhe mund të iniciohet nga mësuesi/ja ose vetë nxënësi/ja.4.5 PUNA NË GRUPTeknikat e punës në grup u mundësojnë nxënësve të punojnë si ekip për të arritur një qëllim të përbashkët mësimi. Për shembull, një grup nxënësish mund të punojnë së bashku për të krijuar një vepër arti ose për të realizuar një projekt artistik. Përveç produktit përfundimtar të prodhuar nga grupi, një aspekt i rëndësishëm i procesit të të mësuarit bashkëpunues është që çdo anëtar i grupit të shqyrtojë se si grupi funksiononte dhe të vlerësojë kontributin e tij ose të saj në procesin e punës në grup. Diskutimet, shënimet dhe vetëvlerësimi janë disa mënyra në të cilat nxënësit mund të reflektojnë mbi procesin e punës në grup dhe pjesën e tyre në të.4.6 KUJTESA PAMOREKujtesa pamore është një proces që shërben për ta bërë një objekt, një ngjarje ose një situatë të dukshme në imagjinatën e nxënësve duke e ndërtuar nëpërmjet përshkrimit me fjalë ose duke përdorur një imazh. Mësuesit mund të përdorin imazhet, gjatë mësimdhënies dhe mësimnxënies, si një ushtrim për kujtesën dhe si një nxitës i rëndësishëm përpara krijimit të punimit. Mësuesit gjithashtu mund të përdorin një sërë stimulimesh pamore (p.sh., ilustrime, fotografi, riprodhime veprash arti, video, objekte reale, grafika) për të ndihmuar nxënësit në krijimin dhe realizimin e punimeve të tyre artistike nëpërmjet teknikave të ndryshme.4.7 HULUMTIMI I ORIENTUARKjo është një metodë mësimore në të cilën nxënësit përdorin mjetet dhe materialet sipas zgjedhjes së tyre. Mësuesi/ja vëzhgon dhe dëgjon ndërsa nxënësit po eksplorojnë dhe japin udhëzime sipas nevojës, duke përdorur informacionin e mbledhur nga vlerësimi. Për shembull, mësuesi/ja mund të parashtrojë një pyetje, që nxit një mendim më të thelluar ose të prezantojë një fjalor të ri.

