Page 12 - Demo
P. 12


                                    Libër për mësuesin/en104.8 HULUMTIMI I LIRËKy është një aktivitet kyç i mësimdhënies që iniciohet nga nxënësit, duke përdorur materialet artistike në klasë në mënyrat e zgjedhjes së tyre. Mësuesi/ja vëzhgon dhe dëgjon si pjesë të vlerësimit të vazhdueshëm ndërsa nxënësit po eksplorojnë (hulumtojnë) lirisht, dhe nuk e drejton eksplorimin, ashtu siç bën gjatë eksplorimit të orientuar.4.9 ORGANIZUESIT GRAFIKËPërdorimi i grafikëve si mbështetje është një strategji veçanërisht e fuqishme e mësimdhënies. Grafikët, të konsideruar si një çelës pamor, u mundësojnë nxënësve të kuptojnë marrëdhëniet midis elementeve dhe organizimit të tyre në mënyrë pamore dhe jo vetëm nëpërmjet gjuhës, duke e bërë më të shpejtë përthithjen e njohurive. Grafikët mund të përdoren për të regjistruar, organizuar, krahasuar, analizuar dhe sintetizuar informacionet dhe idetë. Ato mund t’i ndihmojnë nxënësit të lidhin njohuritë paraprake me konceptet e reja si dhe konsolidimin e kuptimit të tyre.Shembuj të përdorimit të grafikëve janë: Harta e pyetjeve (realizimi), harta e mendimeve (kllasteri), (reflektimi), tabela e koncepteve (reflektimi), diagrami i Venit (përdoret gjatë reflektimit), afatet kohore (kryesisht në historinë e artit). Përdorimi i tabelave grafike është jashtëzakonisht i dobishëm kur kryhet fillimisht si një aktivitet brainstorming i klasës apo grupit. Organizatori grafik ofron një mënyrë për të mbledhur dhe paraqitur në mënyrë vizuale informacion mbi një temë që do ta bëjë atë më të kuptueshëm për studentët.4.10 TEKNIKA: DIAGRAMI E VENITDiagrami i Venit është një teknikë, më anë të së cilës evidentohen të përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet dy koncepteve (elementeve të artit, teknikave artistike, periudhave të historisë së artit, veprave të artit të një periudhe, veprave të artit të periudhave të ndryshme, veprave të artit me të njëjtën tematikë, etj. Diagrami i Venit ndërtohet me prerjen e dy a më shumë rrathëve. Përdoret kryesisht gjatë fazës së reflektimit. Nëpërmjet tij, nxënësit zbulojnë tipare të përbashkëta dhe veçori dalluese në varësi të specifikave të temës së mësimit, si dhe mbajnë qëndrime personale lidhur me to.Veprimtaria zgjat 10’-20’, por është në varësi të temës, moshës dhe kohës së përgjithshme në dispozicion.
                                
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16