Page 13 - Demo
P. 13
Art figurativ 6114.11 TEKNIKA: KLLASTERIKllasteri ose grupimi i mendimeve ose “Harta e mendimeve”, është një teknikë që i nxit nxënësit të mendojnë për të krijuar lidhje midis fakteve. Shërben si një mjet i fuqishëm për fillimin e procesit të të mësuarit, sidomos për nxënësit/et që u mungon një dëshirë e tillë.Hapat për realizmin e kllasterit janë të thjeshta dhe të lehta për t’u mbajtur mend:• Shkruhet një fjalë në qendër të fletës, (dërrasës së zezë, apo sipërfaqes ku mund të shkruhet).• Shkruhen fjalë apo fraza që vijnë në mend rreth kësaj fjale apo temës së zgjedhur, pa gjykuar rreth tyre.• Kur idetë vijnë në mend të kësaj fjale apo teme të zgjedhur, pa gjykuar rreth tyre.• Shkrimi i ideve ndërpritet vetëm kur mbaron koha e caktuar. Ndërkohë nxënësit nuk duhet të shqetësohen për gabimet në shkrim apo në shqiptim.Kjo teknikë mund të përdoret në fazën e evokimit dhe të reflektimit, në të gjitha lëndët dhe me çdo moshë nxënësish. Ai mund të përdoret për të stimuluar të menduarit, përpara se të studiohet pjesa ose për të bërë përmbledhjen e asaj që është studiuar.Shembulli:4.12 TEKNIKA: HARTA E TË PYETURITËshtë një skicë që shfaq idetë e rëndësishme të mësimit, të vendosura në një renditje logjike në trajtën e një skeme racionale pyetjesh, që lexohen dhe kuptohen me lehtësi nga nxënësit. Harta e të pyeturit mund të përdoret me sukses në fazën e realizmit, të kuptimit dhe të reflektimit. Një hartë e të pyeturit mund të përdoret për të menduar rreth çdo lloj çështjeje ose teme, ose gjatë një mësimi për të gjallëruar diskutimin e nxënësve, për t’i mbajtur ata të interesuar rreth problemit dhe për të përmbledhur informacionin e trajtuar.

