Page 14 - Demo
P. 14


                                    Libër për mësuesin/en125. MATERIALE DHE BURIME MËSIMOREGjatë zhvillimit të mësimit në lëndën e artit figurativ, për realizimin e kompetencave, mësuesi/ja përdor mjete didaktike dhe burime, të cilat nxënësi/ja i prek, i shikon, i përdor etj. Ai/ajo përdor mjete pamore, teknologji të nevojshme, jep ndihma të veçanta, përshtat shembuj të ndryshëm, krijon ambiente për aktivitete alternative etj. Edhe teknologjia ka një ndikim të madh në artin figurativ duke ndihmuar nxënësit/et të eksplorojnë vepra arti të ndryshme, objekte të trashëgimisë kulturore, objekte të dizajnit etj., si dhe duke zhvilluar aftësitë e tyre në studimin e kësaj lënde.Mësuesi/ja përdor fjalë e fjali të qarta të sakta kuptimore dhe një fjalor të pasur të gjuhës artistike pamore. Mësuesi/ja siguron qasje përmes përdorimit të teksteve dhe materialeve të përshtatshme me moshën dhe mundësinë e nivelit të të mësuarit. Ai/ajo u prezanton/sqaron nxënësve/eve përmbajtjet e caktuara ose shkathtësitë që ata/ato duhet të performojnë.Mësuesi/ja u krijon mundësi nxënësve që me anë të mediave të demonstrojnë apo prezantojnë detyra dhe projekte të ndryshme. Mësuesi/ja duhet të demonstrojë drejtpërdrejt gjatë mësimdhënies në lëndën e artit pamor. Për nxënësit e kësaj moshe është shumë e rëndësishme lidhja midis demonstrimit të mësuesit/es dhe dhënies mundësi të përdorimit të njohurive dhe aftësive të tyre në veprimtarinë artistike. Në këtë mënyrë, ata/ato do të krijojnë pavarësi në përdorimin e mjeteve nga një nivel në tjetrin. Kur mësuesit/es i duhet të përdorë kontekstin kulturor të artit, duhet të marrë në konsideratë të gjitha format e artit nga e gjithë bota dhe nga kultura të ndryshme. Programi i artit figurativ u jep të gjithë nxënësve mundësinë të zbulojnë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në përdorimin e një sëre mjetesh dhe teknikash artistike, si dhe të vlerësojnë veprat e artit. Klasa duhet të jetë gjithëpërfshirëse për të gjithë nxënësit në orën e artit. Disa nga mjetet më të përdorshme didaktike janë:- Fotografi të ndryshme që mbajnë informacionin e duhur për eksplorimin e elementeve të artit në natyrë dhe mjedisin rrethues.- Fotografi të objekteve të ndryshme të artizanatit, të trashëgimisë kulturore etj.- Riprodhime të veprave të artit dhe postera.- Mjetet audiovizive si: TV, video, video-projektor, kompjuter, internet, CD, DVD.- Mjetet verbale, tekstet si: tekstet mësimore (të detyruara), libri i mësuesit/es, fletoret e punës, katalogë, albume që mund të përdoren në shkollë për të mbështetur punën e nxënësve/eve dhe demonstruar vepra të ndryshme arti, artizanati, dizajni etj. Këto burime duhet të diskutohen dhe vlerësohen nga stafi si një pjesë e planit të tyre për artin figurativ. Ky plan duhet të jetë i rëndësishëm për të përzgjedhur burimet e dyta, të cilat ndihmojnë për të mbështetur nxënësit/et në punët e tyre krijuese.- Mjedisi mësimor: (klasa, kabinetet e artit pamor etj.).
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18