Page 22 - Demo
P. 22


                                    Libër për mësuesin/en20III. KOMPETENCA E TË NXËNIT – NXËNËS I SUKSESHËMIII.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.IV. KOMPETENCA PËR JETË, PËR PUNË DHE PËR MJEDIS – KONTRIBUES PRODUKTIV1.3 Diskuton në grup moshatarësh për rëndësinë që ka mbrojtja e mjedisit, për pasojat që sjell dëmtimi i mjedisit për jetën e njeriut dhe propozon masat që duhet të ndërmerren për evitimin e tyre.1.4 Identifikon dhe vlerëson burimet e nevojshme (p.sh., pajisjet, materialet, burimet njerëzore, kohën etj.) për realizimin e një aktiviteti në shkollë ose në komunitet.V. KOMPETENCA PERSONALE – INDIVID I SHËNDOSHËV.4 Përkujdeset për shëndetin fizik dhe mendor gjatë aktivitetit fizik dhe sportiv me karakter rekreativ dhe garues, por edhe duke respektuar të tjerët gjatë garës apo lojës.V.5. Identifikon shenjat e rrezikut në prodhime apo objekte konkrete dhe u shpjegon të tjerëve porosinë apo kërkesën e tyre vizuale.VI. KOMPETENCA QYTETARE – QYTETAR I PËRGJEGJSHËMVI.6 Dëshmon vetëbesim të lartë në marrjen e vendimeve për veprimet që ndërmerr, pa i dëmtuar interesat e të tjerëve, të cilat kontribuojnë në rritjen e cilësisë së aktivitetit të grupit shoqëror apo të komunitetit.VI.8 Merr pjesë në aktivitetet që promovojnë tolerancën dhe diversitetin kulturor, etnik, fetar, gjinor etj., në shkollë apo në komunitet, në të cilat janë përfshirë moshatarët e të gjitha përkatësive të përmendura që jetojnë në atë mjedis dhe në bashkësinë e gjerë.REZULTATE E TË NXËNIT TË FUSHËS PËR SHKALLËN III:1.1 Krijon duke përdorur mjete të ndryshme shprehëse artistike për të shprehur përjetimin individual, ndjenjat dhe idetë personale.2.1 Përdor me kreativitet e origjinalitet elementet e gjuhës artistike për të komunikuar idetë e veta.4.2 Komentojnë krijimet/performimet e veta dhe të të tjerëve duke përdorur terminologjinë dhe konceptet artistike adekuate.
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26