Page 26 - Demo
P. 26
Libër për mësuesin/en24REZULTATE E TË NXËNIT TË FUSHËS PËR SHKALLËN III:1.1 Krijon duke përdorur mjete të ndryshme shprehëse artistike për të shprehur përjetimin individual, ndjenjat dhe idetë personale.Vizaton, ngjyros, modelon (me laps, ngjyra, plastelinë, letër e materiale të tjera) në mënyrë të lirshme dhe kreative ose në tema të caktuara.2.1 Përdor me kreativitet e origjinalitet elementet e gjuhës artistike për të komunikuar idetë e veta.4.2 Komentojnë krijimet/performimet e veta dhe të të tjerëve duke përdorur terminologjinë dhe konceptet artistike adekuate.TEMA MËSIMORE: Periudha historikeRezultatet e të nxënit për kompetencat që synohen të arrihen përmes shtjellimit të temës/ave:I-KOMPETENCA E KOMUNIKIMIT DHE E TË SHPREHURIT- KOMUNIKUES EFEKTIVI.1 Lexon rrjedhshëm, me intonacion të duhur, një tekst të caktuar rrëfyes, përshkrues, shkencor a publicistik etj., dhe e komenton atë sipas kërkesës me gojë ose me shkrim.II. KOMPETENCA E TË MENDUARIT- MENDIMI KREATIVII.7 Krahason ngjashmëritë dhe dallimet e fazave më të rëndësishme nëpër të cilat është zhvilluar një proces/dukuri shoqërore, natyrore ose artistike.III. KOMPETENCA E TË NXËNIT – NXËNËS I SUKSESHËMIII.1 Kërkon dhe përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme (si: libra, revista, doracakë, fjalorë, enciklopedi ose internet), të cilat i shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së dhënë dhe i klasifikon ato burime sipas rëndësisë që kanë për temën.III.7 I parashtron pyetje vetes (pse, çka, si, kur?) dhe organizon mendimet e veta në formë të shkruar për temën apo problemin e dhënë dhe vlerëson përparimin e vet derisa të gjejë zgjidhjen e duhur për problemin e caktuar.IV. KOMPETENCA PËR JETË, PËR PUNË DHE PËR MJEDIS – KONTRIBUES PRODUKTIVIV.3 Diskuton në grup moshatarësh për rëndësinë që ka mbrojtja e mjedisit, për pasojat që sjell dëmtimi i mjedisit për jetën e njeriut dhe propozon masat që duhet të ndërmerren për evitimin e tyre.VI. KOMPETENCA QYTETARE – QYTETAR I PËRGJEGJSHËMVI.1 Zbaton dhe respekton rregullat e mirësjelljes në klasë, në shkollë etj., dhe merr qëndrim aktiv ndaj personave që nuk i përfillin ato duke ua shpjeguar pasojat për veten dhe për grupin ku bëjnë pjesë.REZULTATE E TË NXËNIT TË FUSHËS PËR SHKALLËN III:1.1 Identifikojnë dhe emërtojnë vepra artistike dhe krijues, artiste të shquar nga krijimtaria popullore dhe artistike kombëtare e botërore të periudhave të ndryshme.1.2 Identifikojnë dhe dallojnë zhvillimet stilistike në format e ndryshme të veprave artistike (p.sh., portreti në stile të ndryshme, opera në stile e periudha të ndryshme etj.4.1.Komentojnë dhe shprehen për veprat e përjetuara artistike me bisedë, ese, poster, PowerPoint prezantim e forma të tjera shprehëse.

