Page 30 - Demo
P. 30
Libër për mësuesin/en28TEMA MËSIMORE: Vizita dhe ngjarje artistikeRezultatet e të nxënit për kompetencat që synohen të arrihen përmes shtjellimit të temës/ave:I-KOMPETENCA E KOMUNIKIMIT DHE E TË SHPREHURIT- KOMUNIKUES EFEKTIVI.4 Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.II. KOMPETENCA E TË MENDUARIT- MENDIMI KREATIVII.6 Interpreton rregullat e zhvillimit të një procesi natyror apo shoqëror, duke e ilustruar atë me shembuj konkretë, si: ilustrim, skicë ose me shkrim.III. KOMPETENCA E TË NXËNIT – NXËNËS I SUKSESHËMIII.8 Menaxhon emocionet dhe ndjenjat, kohën, shfrytëzimin e materialeve, mjetet që ka gjatë kryerjes së një detyre/aktiviteti, vepre arti (në klasë/shkollë apo gjetiu).IV. KOMPETENCA PËR JETË, PËR PUNË DHE PËR MJEDIS – KONTRIBUES PRODUKTIVIV.3 Diskuton në grup moshatarësh për rëndësinë që ka mbrojtja e mjedisit, për pasojat që sjell dëmtimi i mjedisit për jetën e njeriut dhe propozon masat që duhet të ndërmerren për evitimin e tyre.V. KOMPETENCA PERSONALE – INDIVID I SHËNDOSHËV.5 Identifikon shenjat e rrezikut në prodhime apo objekte konkrete dhe u shpjegon të tjerëve porosinë apo kërkesën e tyre vizuale.VI. KOMPETENCA QYTETARE – QYTETAR I PËRGJEGJSHËMVI.8 Merr pjesë në aktivitetet që promovojnë tolerancën dhe diversitetin kulturor, etnik, fetar, gjinor etj., në shkollë apo në komunitet, në të cilat janë përfshirë moshatarët e të gjitha përkatësive të përmendura që jetojnë në atë mjedis dhe në bashkësinë e gjerë.REZULTATE E TË NXËNIT TË FUSHËS PËR SHKALLËN III:3.3 Njohin ngjarje, institucione, e zhvillime artistike të rëndësishme të periudhave të ndryshme historike në kontekste të ndryshme shoqërore (lokal, regjional, kombëtar, global etj.).4.3 Çmojnë veprat e trashëgimisë kulturore-popullore në ambientin ku jetojnë.TEMA MËSIMORE: Vlerësimi i veprave artistikeRezultatet e të nxënit për kompetencat që synohen të arrihen përmes shtjellimit të temës/ave:I-KOMPETENCA E KOMUNIKIMIT DHE E TË SHPREHURIT- KOMUNIKUES EFEKTIVI.1 Lexon rrjedhshëm, me intonacion të duhur, një tekst të caktuar rrëfyes, përshkrues, shkencor a publicistik etj., dhe e komenton atë sipas kërkesës me gojë ose me shkrim.II. KOMPETENCA E TË MENDUARIT- MENDIMI KREATIVII.7 Krahason ngjashmëritë dhe dallimet e fazave më të rëndësishme nëpër të cilat është zhvilluar një proces/dukuri shoqërore, natyrore ose artistike.

