Page 31 - Demo
P. 31
Art figurativ 629III. KOMPETENCA E TË NXËNIT – NXËNËS I SUKSESHËMIII.1 Kërkon dhe përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme (si: libra, revista, doracakë, fjalorë, enciklopedi ose internet), të cilat i shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së dhënë dhe i klasifikon ato burime sipas rëndësisë që kanë për temën.III.7 I parashtron pyetje vetes (pse, çka, si, kur?) dhe organizon mendimet e veta në formë të shkruar për temën apo problemin e dhënë dhe vlerëson përparimin e vet derisa të gjejë zgjidhjen e duhur për problemin e caktuar.IV. KOMPETENCA PËR JETË, PËR PUNË DHE PËR MJEDIS – KONTRIBUES PRODUKTIVIV.3 Diskuton në grup moshatarësh për rëndësinë që ka mbrojtja e mjedisit, për pasojat që sjell dëmtimi i mjedisit për jetën e njeriut dhe propozon masat që duhet të ndërmerren për evitimin e tyre.V. KOMPETENCA PERSONALE – INDIVID I SHËNDOSHËV.5 Identifikon shenjat e rrezikut në prodhime apo objekte konkrete dhe u shpjegon të tjerëve porosinë apo kërkesën e tyre vizuale.VI. KOMPETENCA QYTETARE – QYTETAR I PËRGJEGJSHËMVI.1 Zbaton dhe respekton rregullat e mirësjelljes në klasë, në shkollë etj., dhe merr qëndrim aktiv ndaj personave që nuk i përfillin ato duke ua shpjeguar pasojat për veten dhe për grupin ku bëjnë pjesë.REZULTATE E TË NXËNIT TË FUSHËS PËR SHKALLËN III:3.2 Identifikojnë dhe dallojnë zhvillimet stilistike në format e ndryshme të veprave artistike (p.sh., portreti në stile të ndryshme, opera në stile e periudha të ndryshme etj.4.1 Komentojnë dhe shprehen për veprat e përjetuara artistike me bisedë, ese, poster, PowerPoint prezantim e forma të tjera shprehëse.TEMA MËSIMORE: Ekspozita dhe aktivitete kulturoreRezultatet e të nxënit për kompetencat që synohen të arrihen përmes shtjellimit të temës/ave:I-KOMPETENCA E KOMUNIKIMIT DHE E TË SHPREHURIT- KOMUNIKUES EFEKTIVI.4 Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.II. KOMPETENCA E TË MENDUARIT- MENDIMI KREATIVII.6 Interpreton rregullat e zhvillimit të një procesi natyror apo shoqëror, duke e ilustruar atë me shembuj konkretë, si: ilustrim, skicë ose me shkrim.III. KOMPETENCA E TË NXËNIT – NXËNËS I SUKSESHËMIII.1 Kërkon dhe përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme (si: libra, revista, doracakë, fjalorë, enciklopedi ose internet), të cilat i shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së dhënë dhe i klasifikon ato burime sipas rëndësisë që kanë për temën.III.7 I parashtron pyetje vetes (pse, çka, si, kur?) dhe organizon mendimet e veta në formë të shkruar për temën apo problemin e dhënë dhe vlerëson përparimin e vet derisa të gjejë zgjidhjen e duhur për problemin e caktuar.

