Page 35 - Demo
P. 35
Art figurativ 633PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 1ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Arti figurativ Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VIGjuha dhe komunikimi artistikTema: Elementet figurativeRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):Njeh, përshkruan dhe përdor elementet dhe parimet e gjuhës figurative.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.6. Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.II.4. Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.III.3. Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.IV.4. Identifikon dhe vlerëson burimet e nevojshme (p.sh., pajisjet, materialet, burimet njerëzore, kohën etj.) për realizimin e një aktiviteti në shkollë ose në komunitet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.4. Komunikojnë me mjetet shprehëse artistike përkatëse (muzikë, dramë, vallëzim dhe arte vizuale), në mënyrë të përshtatshme për audienca të ndryshme (kolegë, prindër, fëmijë të tjerë, publik më i gjerë etj.)ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Perceptimi pamorFjalët kyçe: perceptim pamor, pesë shqisat, iris, bebëz, retinë, iluzion optik.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:- vëzhgon me vëmendje mjedisin që e rrethon;- reflekton për mënyrën sesi funksionon perceptimi pamor;- zbulon që drita është faktor i rëndësishëm për perceptimin;- zbulon që iluzioni optik ndodh kur truri ynë nuk e kupton imazhin.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Arti figurativ 6, imazhe që ilustrojnë perceptimin pamor dhe iluzionet optike.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Shoqëria dhe mjedisi, Gjuha dhe komunikimi, Shkencat e natyrës.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Kujtesa pamore dhe bashkëbisedimMësuesi/ja orienton vëzhgimin e nxënësve ndaj materialeve fotografike ku paraqiten fëmijë që përdorin shqisat për të perceptuar objekte të ndryshme. Nxënësit nxiten të flasin për njohuritë që kanë mbi shqisat dhe se si ato i ndihmojnë për të perceptuar objektet e ndryshme nëpërmjet të parit, prekjes, dëgjimit, shijimit dhe nuhatjes. Nëpërmjet shfaqjes së imazhit të syrit, nxënësit përqendrohen te shqisa e të parit. Ata/ato tashmë e dinë se nëpërmjet syrit realizohet perceptimi pamor.

