Page 36 - Demo
P. 36
Libër për mësuesin/en34Ndërtimi i njohurive të reja: Kujtesa pamore, bisedë, hulumtimi i orientuarMësuesi/ja shpjegon që syri është organi kryesor nëpërmjet të cilit njeriu percepton botën që e rrethon dhe se faktori i dritës e bën të mundur këtë. Për ta kuptuar sa më mirë, këtë ata/ato duhet të mësojnë se si funksionon syri i njeriut. Mësuesi/ja nëpërmjet ilustrimeve shpjegon edhe mënyrën e funksionimit të syrit të njeriut. Këto ilustrime tregojnë që drita ndriçon objektet, ndërsa lënda kristalin e syrit tonë kur bie në kontakt me dritën, fokuson imazhin. Imazhi përcillet në retinë dhe nëpërmjet nervit optik përcillet në tru, i cili e kthen drejt imazhin e kthyer përmbys nga retina. Aparati fotografik funksionon si syri ynë. Nëpërmjet këtij informacioni, nxënësit/et duhet të kuptojnë që shqisa e të parit është kryesore për të zhvilluar aftësitë komunikuese në artin pamor. Iluzionet optike janë të rëndësishme për të kuptuar se si orientohet vëmendja jonë pamore. Mësuesi/ja shfaq imazhe të cilat truri ynë e ka të vështirë t’i përcaktojë dhe u drejton nxënësve pyetje të tilla: Çfarë shikoni në këto imazhe? Po shikoni dy figura? A janë të barabarta objektet? Sa figura shihni këtu? Përse nuk jemi të qartë në atë që shohim? Nëpërmjet këtyre pyetjeve, mësuesi/ja i nxit nxënësit të flasin rreth imazheve që shohin. Mësuesi/ja shpjegon se këto imazhe që truri ynë nuk i përcakton saktë quhen iluzione optike, duke sqaruar gjithashtu edhe arsyen pse truri ynë gabon në këto raste.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Kujtesa pamore dhe diskutimiNxënësit/et ftohen të diskutojnë me njëri-tjetrin për fotografitë me iluzione optike dhe diskutojnë rëndësinë e të gjitha shqisave, e në veçanti atë të të parit, në perceptimin pamor.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURDetyra vendoset nga mësuesi/ja.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

